“Ia kemi kthyer qytetarit trotuarin”. Kjo është motoja e shpeshtë e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti të cilën e përsërit sa herë i jepet rasti të shpërfaqë punën e tij.
Por, gjendja në rrugët e Prishtinës flet ndryshe. Trotuaret në Rrugën “Isa Kastrati” që gjendet tek Parku i qytetit, gjatë ditëve të javës janë të mbushur më vetura. Këmbësorët ecin nëpër asfalte të përzier me vetura në trafik, duke rrezikuar jetën, shkruan lajmi.net.
Skaj kësaj rrugë, në hyrje të Parkut, edhe gjatë vikendit trotuaret janë të mbushur më vetura.
Kjo zonë vuan nga mungesa e parkingjeve, pasi që ndërtesat janë ndërtuar pa planifikuar vende për parkingje.





























