Rezervat buxhetore të shtetit të Kosovës, të cilat shfrytëzohen vetëm në raste emergjente, janë marrë nga qeveria e re e drejtuar nga Isa Mustafa.
Fondi prej mbi 33 milionë eurosh, është prekur jo për ndonjë rast të papritur, por për tëmbuluar vendimin e qeverisë së kaluar për rritjen e pagave me 25 për qind.
Informacionet më të detajuara priten të dalin në orët në vazhdim.
















