Buxheti i Prokurorisë nuk i plotëson nevojat elementare
Prokuroria e Shtetit, që është organi kryesor i ndjekjes penale në vend, edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë mungesë të mjeteve financiare. Kjo për arsye se Ministria e Financave nuk ua ka aprovuar kërkesën e tyre për rritje të buxhetit.
Sipas Hekrem Lutfiut, nga Këshilli Prokurorial, buxheti i paraparë për vitin 2017 nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre.






















