• Latest
  • Trending
  • All

Situata në Katalonjë, në dëm të gjeopolitikës europiane

03/10/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Situata në Katalonjë, në dëm të gjeopolitikës europiane

03/10/2017
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Blendi Lami*

Referendumi në Katalonjë pati jehonë të madhe ndërkombëtare. Njerëzit u penguan të ushtrojnë të drejtën e votës, sepse Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim për moszhvillimin e referendumit. Kjo tregon paranojën e madhe që po afrohet në Europën historikisht të fragmentarizuar, paaftësinë e shteteve kryesore perëndimore për të krijuar kohezion të brendshëm, por edhe problemet që ka Bashkimi Europian në administrimin e anëtarëve të saj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këto elemente të mbartura nga e kaluara dhe të krijuara në ditët e sotme mbeten, gjithsesi, të pamjaftueshme për të ndryshuar kufijtë e Spanjës. Do të krijohej një precedent i rrezikshëm që do të minonte jo vetëm Spanjën, por edhe gjithë projektin europian. Pra, gjeopolitikisht, Spanja nuk do ta lejojë shpërbërjen; përndryshe, do të ishte dështim historik jo vetëm spanjoll, por edhe europian. Për më tepër, do të ringjallte ndasitë e vjetra që do të krijonin efekt domino në një Europë, në dukje të miradministruar. Shkurt, pas Brexitit, miratimi i votës së katalanasve do të dëmtonte projektin europian.

Klasat politike janë tepër të papërgatitura për rezultatet e referendumeve. Kështu ndodhi edhe në Britaninë e Madhe. Në mënyrë krejt paradoksale, në Skoci u votua pro qëndrimit në Britaninë e Madhe, dhe më pas në zgjedhjet e përgjithshme, skocezët shfaqën nacionalizëm të theksuar, duke votuar për Partinë Nacionaliste Skoceze. Ndërkohë, pak kohë më pas, në të famshmin Brexit, skocezët votuan për qëndrimin në BE, ndërsa anglezët me një marzh të vogël votuan për të dalë nga Unioni.

Duhet theksuar fakti se në vitin 2014, BE “kërcënoi” Skocinë, në rast të daljes nga Britania. Në atë kohë, BE theksoi se Skocia do të vihej në radhë me vendet e Ballkanit, për një hyrje të mundshme në BE. Në rast të një referendumi të dytë, që do të sjellë pavarësinë e Skocisë, sipas të ashtuquajturës Doktrina Barroso, një shtet duhet të aplikojë nga e para për anëtarësim në BE. Në këto kushte, në unison me politikën e madhe europiane, dozave “kërcënuese” i shtohen ato të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, i cili ka deklaruar se anëtarësia e Skocisë në aleancën ushtarake nuk do të bëhet automatikisht. Të njëjtat kushte parandaluese u aplikuan edhe për Katalonjën.

Përpjekja për votim në Katalonjë vjen në një kohë kur qeveria britanike dhe Bashkimi Europian akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për divorc, një krizë që e ka çuar BE-në jo vetëm drejt zvogëlimit, por edhe dobësimit. Në këto kushte, projekti europian nuk do ta toleronte shkëputjen e Katalonjës. Së pari, BE druhet se, nëse Katalonja fiton pavarësinë, lëvizje të tjera separatiste do të lulëzojnë në Europë, duke ditur se shumë shtete europiane janë bashkime me etni të ndryshme. Së dyti, Bashkimi Europian do të humbte konsistencën, në një kohë kur është kundër referendumeve të kësaj natyre, si brenda Europës, ashtu edhe jashtë saj, si p.sh. qëndrimi ndaj referendumit të kurdëve në Irak. Së treti, BE është kundër lëvizjeve separatiste, të cilat konsiderohen si minuese të shteteve sovrane.

Duke qartësuar qëndrimin e vet, më 2 tetor, një ditë pas referendumit në Katalonjë, Komisioni Europian (KE) doli me një deklaratë që shkon në harmoni me perspektivën e qeverisë spanjolle dhe buron nga parimet e ndërtimit të Unionit. Në këtë deklaratë theksohet se referendumi konsiderohet i paligjshëm, sipas kushtetutës së Spanjës, dhe se qëndrimi ligjor i KE-së është se “edhe sikur referendumi të organizohej në përputhje me kushtetutën, kjo do të thoshte se ky territor do të mbetej jashtë Bashkimit Europian”. KE nënvizon gjithashtu se në këtë kohë nevojitet unitet dhe stabilitet për Europën, jo ndarje dhe fragmentarizim. Pra, BE i jep të drejtë vetes, por edhe mbështetje të plotë qeverisë spanjolle në sjelljen e saj përkundrejt referendumit.

Nga ana gjeopolitike, Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian, ka deklaruar prej kohësh në lidhje me lëvizjen katalanase: “Ata që veprojë kundër kushtetutës spanjolle, veprojnë gjithashtu kundër rendit europian”. Ndërkohë, lëvizja katalanase, ngjashëm me atë skoceze, është pro-europiane. Pra, nuk ka rëndësi programi i partive apo lëvizjeve që drejtojnë këto lëvizje, por përparësi merr mbarëvajtja e Unionit.

Divorci i ngadaltë me Britaninë, retorika anti-europiane e Trumpit, shfaqja e partive ekstremiste në Europë apo ndërhyrja e Rusisë kudo ku krijohet destabilitet (për shembull, pavarësia e Katalonjës është në harmoni me strategjinë gjeopolitike të Rusisë) rrezikojnë seriozisht Bashkimin Europian.

Një ndarje e Katalonjës nga Spanja do të dëmtonte seriozisht progresin europian dhe do t’u shërbente interesave të atyre që janë të prirë për destabilizimin apo dobësimin e Europës, gjë që nuk e dëshiron as vetë Katalonja. Tani, situata është destabilizuar – një tjetër indikacion për dobësinë jo vetëm të Spanjës, por edhe të Europës.

*Pedagog, UET

Previous Post

Zilia dhe urrejtja të bën antikapitalist

Next Post

Jugosllavizmi dhe Zogizmi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Jugosllavizmi dhe Zogizmi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.