Përveç kësaj, ministri i landit bavarez tha se këtij personi i është refuzuar kërkesa për azil para një viti, transmeton lajmi.net.
Atij i është dhënë leje e përkohshme qëndrimi, duke marrë për bazë situatën në vendin e tij, duke iu dhënë një vend për banim në Ansbach.
Ministri deklaroi se ishte “shumë i zemëruar” nga sulmi, dhe tha se “kjo paraqet nevojën për forcim të kontrollit mbi ata që jetojnë në vendin tonë”.
Joachim Herrmann, ministër i Punëve të Brendshme të Landit të Bavarisë
Herrmann deklaroi se ky person ishte i njohur edhe për dy tentim vetëvrasje dhe ishte hospitalizuar në klinikën psikiatrike.
“Ne nuk e dimë nëse ky person kishte planifikuar vetëvrasje apo kishte qëllimin për të vrarë edhe të tjerët”, tha ministri bavarez.
Megjithatë, ai nënvizoi se bomba në çantën e tij ishte e mjaftueshme për të vrarë dhe plagosur më shumë persona.
























