Në një komunikatë të dërguar mediave, grupet rebele kanë thënë se çdo avansim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahura nga Irani do t’i jepnin fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.
Rusia dhe Turqia, që përkrahin dy palë të ndryshme në këtë luftë, kane qenë duke punuar në organizimin e bisedimeve për paqe në kryeqytetin kazak, Astana, përpjekje këto që së fundi e kanë marrë përkrahjen edhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Por, armëpushimi i fundit është shkelur, njejtë sikur marrëveshjet tjera për ndalimin e luftimeve.
Komunikata e rebelëve thotë se shkeljet kryesore janë bërë në një rajon veriperëndimor të Damaskut, në zonën e kontrolluar nga rebelër, Wadi Barada.
Qeveria siriane në anën tjetër ka thënë se rebelët kanë pasur cak infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke shkaktuar rrjedhje të naftës me qëllim helmimin e ujit dhe më pas ndërprerjen e furnizimit me ujë.
OKB thotë se katër milionë njerëz në kryeqytetin sirian kanë mbetur pa ujë prej 22 dhjetorit.























