• Latest
  • Trending
  • All

Sir Noel Malcolm: Popujt e Ballkanit duhet t’i ndryshojnë tekstet shkollore të historisë së tyre

04/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Sir Noel Malcolm: Popujt e Ballkanit duhet t’i ndryshojnë tekstet shkollore të historisë së tyre

04/02/2016
in Lajme

Nga Daut Dauti

Dijetari dhe historiani i njohur Sir Noel Malcolm mbrëmë (3 Shkurt) ka qenë mysafir në ambasadën e Kosovës në Londër. Në një bisedë të udhëhequr nga ambasadori Lirim Greiçevci, Sir Malcolm ka folur për historinë e Ballkanit dhe ka shpalosur detaje të jetës së tij. Sir Noel, i cili është hulumtues i lartë shkencor në Universitetin e Oxford-it dhe anëtar i Akademisë Shkencore Britanike, ka folur edhe për punën e tij të historianit e cila në botë cilësohet si brilante dhe për të cilën në vitin 2014 Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeth II, e ka dekoruar me titullin Sir.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pas doktoraturës në histori, të cilën e kishte përfunduar në Cambridge, Malcolm ka filluar të ligjëroj po në këtë universitet. Por, puna e ligjëruesit, siç theksoi ai, nuk i lejonte kohë që të merrej me hulumtime shkencore dhe kjo e kishte shtyrë që të kalonte në një punë tjetër e që ishte pozita e kolumnistit dhe redaktorit të politikës së jashtme në në revistën e famshme politike ‘The Spectator’ dhe më vonë në ‘The Telegraph’. Pastaj, vazhdoi hulumtimet nga të cilat dolën disa libra që themeluan autoritet në fushat përkatëse. Libri i tij i fundit ‘Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Late Sixteenth-Century Mediterranean World ‘ që ka të bëjë më shqiptarët dhe në të cilin autori bëri 20 vite hulumtim për ta botuar në vitin e kaluar, dëshmon për aftësitë superiore të një historiani dhe intelektuali.

Sa ishte student, dhe pastaj edhe kolumnist, Malcolm kishte udhëtuar këmbë në disa vende të Ballkanit, përfshirë Turqinë dhe kishte mësuar gjuhët e tyre. Në qershor të vitit 1989 nga Tetova kishte ecur këmbë deri në Prizren duke i kaluar malet e Sharrit ku kishte fjetur në shtëpitë e fshatarëve të kësaj ane. Pastaj, me 28 qershor kishte mbërri në Gazimestan dhe ishte ulur ndër rreshtat e parë për ta dëgjuar ‘fjalimin historik’ të Sllobodan Millosheviqit. Pasi që e kishte dëgjuar fjalimin dhe pasi e kishte vërejtur disponimin e masës kishte ardhë në përfundim se ‘diçka ishte shumë gabim në këtë mes’. Dhe, për të qenë gabimi edhe më i madh, politika britanike përkrahte ndryshimet që kishin filluar në Jugosllavi nga Millosheviqi.

poiiNjë gjë e tillë e kishte shtyrë t’i hynte hulumtimit dhe ta gjente të vërtetën. Duhej vërtetuar se përkrahja britanike për Serbinë ishte ndërtuar mbi gënjeshtra që kishin sajuar histrianët serbë dhe politika serbomadhe. Nga hulumtimi i tij shkencor për këtë çështje dolën dy libra (Historia e Bosnës dhe ajo e Kosovës). Këto dy libra ndryshuan jo vetëm shikimin në të kaluarën por edhe kornizën e të menduarit politik për Ballkanin në Britani të Madhe.

Megjithatë, siç cilësoi Sir Malcolm, Ballkani ende ka probleme me tekstet shkollore të historisë pasi që ato e pasqyrojnë të kaluarën ashtu siç dëshiron politika nacionaliste dhe një gjë e këtillë nuk është e shëndetshme për të ardhmen e popujve ballkanik. Një rishikim të historisë duhet ta bëjnë edhe shqiptarët sidomos në realacion me Perandorinë Otomane. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk është punë e politikës dhe aspak e Davutoglu-t, pra e qeverisë turke dhe e asnjë qeverie tjetër por duhet të bëhet nga historianët të cilët punën e tyre duhet ta bazojnë duke i interpretuar dokumentet apo faktet historike. Duke folur për shqiptarët dhe Perandorinë Otomane ai theksoi se udhëheqësit shqiptarë kërkonin autonomi për shkak që kishin nevojë për mbrojtje nga sulmet e fqinjëve e jo për shkak që kishin dashuri ndaj Stambollit. Frika e shqiptarëve ishte e arsyeshme pasi që ata nuk mund të krijonin ushtri të veten për t’i përballuar sulmet e ushtrive serbe dhe greke që përkraheshin dhe pajiseshin me armatim nga disa anëtare të Fuqive të Mëdha.

Duhet theksuar se Sir Noel Malcolm është edhe kryetar i Anglo-Albanian Association një shoqatë e vjetër e themeluar nga Edith Durham dhe Abrey Herbert për miqësi të shqiptarëve me britanikët. Pa punën shkencore të Sir Noel Malcolm-it mendimi politik në Britani të madhe do të ishte në favor të Serbisë, siç ishte më parë, kurse shqiptarët sot do të kishin një pozitë tejet të pafavorshme në Ballkan.

Previous Post

Masakër në Elbasan, 3 të vrarë e 7 të plagosur

Next Post

Blushi-Berishës: Je otomani i fundit komunist në Ballkan

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Blushi-Berishës: Je otomani i fundit komunist në Ballkan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.