Për të siguruar sa më mirë këtë vizitën, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
Daut Hoxhaj nga Policia e Kosovës ka thënë për lajmi.net se janë ndërmarrë masa të nevojshme duke angazhuar kapacitete të mjaftueshme për garantimin e sigurisë publike, e në veçanti ndërmarrjen e masave të sigurisë që parashihen gjatë vizitave të personaliteteve të larta.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e personalitetit (Zëvendës Presidentit Amerikan z. Joseph BIDEN), ka ndërmarr masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të kësaj vizite të z. BIDEN në Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Gjatë vizitës në vendin tonë, Joe Biden do të takohet me krerët me të lartë të shtetit.
Joe Biden pritet që nesër ta vizitojë edhe Serbinë.






















