Mbarimi i luftës në Ballkan na gjeti në këtë gjendje të turbullueshme. Gjendja e përgjithshme ishte e keqe nga kjo pikëpamje. Njeriu nuk mund të shikonte kur dhe si do të mbarontë kjo luftë. Por kishim besim të plotë në fitoren e aleatëve.
Gjatë dimrit 1940-41 Londra u bombardua pa meshire dhe pothuaj çdo natë. Nervat e njerëzve ishin në cipen e lekures nga jeta e parregullt qe bënin duke pritur nga njëra minutë në tjetren vdekjen. Por me duket se përgjithësisht në shqiptarët të marrun me punët tona, me shpresat tona dhe me mizerjet tona nuk e kuptonim rrezikun qe na turrej. Me vonë u beme shumë me shumë frikacake. Në këtë kohe besonim se duhej të rrinim në Londër për të qenë afër qendres se punëve. Largimi nga Londra na dukej si braktisja e çdo shpresë. Kështu qe beme të mundur qe të mos e lemë Mbretin të largohet nga Londra siç e deshirontë sidomos Mbretërësha nga frika e bombave dhe Mbreti për të bërë ekonomi. Z.Zavalani u mundua t’i gjëje shtepi dhe t’a vendosi. Kapitën Salih Doshinishti, nip i tij, u mor me këtë punë pothuajse 6 muaj me radhe pa bërë asgjë. Tregimi i hollesirave të mundimeve të këtyre të dyve kishte për të qenë zbavites. Mjafton të them se mbeti në Londër në hotel Ritz gjatë gjithë bombardimit, dhe jo pse kujtontë se kështu e donte puna, por sepse nuk mund të vendoste se ku të shkonte. Ai deshirontë të largohej, sidomos sepse shpenzimet e Ritz-it ishin të mëdha. Me gjithë zbritjen qe i bëri hotëli, shuma e përjavshme ishte tepër e madhe. Nuk mendoj se hotëli është një vend me i mirë për të jetuar një familje kaq e madhe, si ajo e Mbretit. Pazotësia e Mbretit për të marre një vendimid dhe mentalitëti i tij i cili e bënte prese prej të nësermes ujdisjen e të sotmes, dhe na bëri të rrime 10 muaj në Londër, gjatë të çdo ditë ishim duke shkuar. Është veshtire të punosh për të organizuar dhe menduar nën rrethana të tilla. Me se fundi u nisem nga Londra, pasi hoqem gjitha bombardimet përveç atij të fundit. Vajtëm dhe u vendosem për 6 muaj afër Askotit në Sunninghill, një ore jashtë Londres…
(Marrë nga libri me kujtime i Gjenco D. Naçit, “Largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria, 1939 – 1945” përgatitur për botim nga Bejtullah Destani)
















