• Latest
  • Trending
  • All

Si u shua vota e Diasporës?

15/04/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u shua vota e Diasporës?

15/04/2021
in Aktualitet, Opinion

Petrit Kuçana

Zhurma e motorëve të fushatës elektorale po mbyt qëllimshëm, një ndër krye-temat që duhej të ishte pjesë e pandarë e diskutimit publik të shoqërisë shqiptare; diasporën, pra shqiptarët që jetojnë jashtë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në kapërcyellin e kohës, kur pritej llogaridhënia, ose së paku tu përgjigjeshin “pse”-ve e shumta që mund të ngriheshin, u dëgjuan rrëshqitazi nga qeveritarët,  dy justifikime për mungesën e votës së diasporës në këto zgjedhje. U akuzua KQZ-ja dhe opozita si shkaktarë të mosrealizimit të kësaj të drejte të mohuar tashmë prej dekadash.

Gati në befasi mund të jenë zënë përfaqësuesit e shtetit shqiptar, kur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u publikua shifra e pak me shumë se 900 vetave të regjistruar (besohet se ky numër ka shkuar deri në 3500 ).

Mbase do të ishte cinike të konstatosh, që ky numër është shumë më i vogël se fotot që ministri i Diasporës ka bërë nëpër shtegtimet e tij në folezat e shqiptarëve nëpër botë, apo gjysma e pjesëmarrësve  në njërin prej samiteve të diasporës.

Ka një “Pse” themelore që me një minimum serioziteti pushtetarët do të duhej tu përgjigjeshin se përse nuk u regjistrua diaspora?!

Si proçes administrativ, regjistrimi i shqiptarëve me banim jashtë nuk kërkon më shumë se sa një vullnet normal të deklaruar dhe stër-deklaruar jo vetëm gjatë këtyre 8 viteve.

Me zë dhe me figurë dy ish-ministrat më të rëndësishëm të kabinetit Rama, Sajmir Tahiri dhe Ditmir Bushati me datën 12 janar 2016 deklaruan se përfundimisht diaspora nuk do të jetë më jetime, por që tashmë kishte filluar regjistrimi i shqiptarëve jashtë. Përveç asaj deklarate me zë dhe me figurë, nuk pamë asnjë nismë tjetër që të vërtetonin që e kisin seriozisht këtë proces. Për tetë vite në pushtet u regjistruan rreth 900 veta, aq sa ç’mund të ketë anëtarë të partisë në pushtet në një shtet të vetëm, Itali ose Greqi, dhe më cinikët do të shtronin pyetjen se sa vite i duheshin një force politike në pushtet, për të regjistruar te paktën 1.6 milion shqiptarë.

Kujtojmë këtu që teknikisht kjo gjë është “sosur” që më 18.2.2016. (Ligj Nr.14/2016 Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, miratuar në parlament me datën 18.2.2016)

Pse-ja e mos-regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë ka shuar çdo dritë propagande dhe tam-tamesh që u bë gjatë këtyre viteve, me regji qëndrore për diasporën. Mund të jenë të shumtë ata që kanë fajësuar edhe ministrin e shtetit për Diasporën, por nëse shikohet lënia e tij jashtë vijës së kuqe, kuptohet se heshtja e tij për të mos thënë pamundësia për të qenë minister, e çuan në këtë derexhe.

Dhe ja ku gjendemi pas tetë vitesh në pushtet, ku shuhen si vesa para diellit ato premtimet euforike se “E gjithë vemendja është tek Diaspora”, ku së paku nuk mundën të regjistronin as anëtarët e partisë së tyre që militojnë nga shtete të ndryshme.  Njëherë të vetme nuk kemi degjuar kryeministrin, në orët pafund të transmetimeve live apo të konferencave për media që të marrë guximin të shqiptojë atë fjalën e madhe “regjistrohuni”, (as tani nuk e thotë).

As nga Majko nuk u dëgjua. Ka qenë vetëm ajo konferenca për shtyp e dy ish-ministrave të kabinetit Rama, atij të brendshëm dhe të jashtëm,Tahiri dhe Bushati, në fillim vitin e 2016, që deklaruan se tashmë do i japim fund mungesës së përkujdesjes për diasporën.  E gjitha mbeti aty, një premtim i përsëritur.

Kaq?  Në të vërtetë u krijuan edhe struktura (të komanduara) qoftë në krah Ministrit të shtetit për diasporën apo KKD me shqiptarët jashtë, por nuk arritën që të realizonin kërkesën elementare, regjistrimin e shqiptarëve me banim jashtë Shqipërisë. Kushedi sa të (sh)përdorur janë ndjerë dhe ndjehen ata që vërtet besuan, apo qoftë edhe shpresuan. Asnjë strategji nuk u pa për regjistrimin e diasporës, ku mund të përfshiheshin qoftë KKD apo ambasadorët e Kombit etj etj apo diaspora në vetvete.

Të gjithë ata që besonin që Majko është (ose duhet të ishte) ministri ndryshe, tashmë mbase janë të zhgënjyer, qoftë për pafuqinë e tij për të folur, sidomos kur emigrantët shqiptarë u ndaluan të hynin në tokën mëmë në fillimin e pandemisë, por u lanë në acarin e Kapshticës.

Pra Majko nuk foli për emigrantët apo qoftë për teatrin (nuk mundi) dhe sot përfundoi jashtë listës fituese të partisë në pushtet. Kushedi çfarë mund të ndodhte nëse ai do të reagonte ashpër si ministër i Diasporës, kur shikonte pamjet e tmerrit në Kapshticë, ose kur raportoheshin skandalet e turpshme të çmimeve me aeroportin e Rinasit, apo me trajtimin që u bëhet emigrantëve nëpër ambasada dhe kosullata apo me qindra çështje të tjera.

Nëse Mako do të mund të ishte i tillë padyshim do të kishte mbështetjen e fuqishme të diasporës, apo të qytetarëve normalë shqiptarë, por duket se ka më shumë keqardhje për ministrin që nuk mundi, apo qoftë përçmim sidomos tek ata që besojnë në detyrën e lartë të shërbyesit ministër.

Mbase Majko është përsonifikimi i jetës së brendshme politike të partisë në pushtet, që mbetet thuajse aspak e rëndësishme për diasporën, në krahasim me kërkesat, apo premtimet marramanedëse që iu bënë diasporës, para tetë viteve.  Nuk do të ishte shumë e këndshme si mbamendje e “Ministrit që nuk mundi”.

Çdo lloj institucioni apo lloj agjencie, qoftë KKD ose jo, dështuan tu përgjigjeshin shqiptarëve të diasporës për PSE-në e mosregjistrimit të tyre.

Nga ana tjetër pamë një tentativë të kryeministrit Rama për të reklamuar disa kandidatë për deputet si “përfaqësues” të diasporës. Është lajm shumë i mirë që shqiptarët e diasporës të jenë deputetë në kuvendin e shqipërisë, por duhet sqaruar që më kryesori i reklamuar është Lavdrim Krrashi i cili orej vitesh është kryetar i Partisë Socialiste në Britaninë e Madhe. Krejt ndryshe do të ishte situata në qoftë se do të kishte përzgjedhur për qarkun e Dibrës profesorin e Universitetit të Birminghamit Z.Gëzim Alpion i cili para 8 vitesh nuk pranoi të ishte pjesë e videomontazheve që u bënte Edi Rama, apo një nga 50 PHD doktorët e shkencave shqiptarë në Britani, etj etj.

Duhet theksuar se dega e PS-së në Britani, dështoi të bindë eprorët në Tiranë për heqjen e kufizimeve të makinave me krah britanik, masë kjo e vendosur që nga koha kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Shpresojmë vërtetë që Lavdrim Krrashi si i pari në listën e Dibrës, të mund t’ia kalojë Majkos në adresimin qoftë edhe të këtij problemi. Deri atëherë,  çdo lloj tentative për të dëshmuar “përkujdesje” për Diasporën do të japë efektin e kundërt, pasi propaganda nuk mund të ngjisë tek shqiptarët e diasporës të cilët as nuk shiten dhe as nuk mund të blihen me para ose vende pune. Diaspora nuk mund të tolerojë shpërfilljen dhe kushedi sa rreken të kuptojnë se PSE nuk vazhdon regjistrimi i Diasporës…

Previous Post

Rita Ora e lumtur për muralen me veshje kombëtare që po i bëhet në Ferizaj

Next Post

Familja mbretërore publikon fotot e rralla me Princ Philipin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Familja mbretërore publikon fotot e rralla me Princ Philipin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.