• Latest
  • Trending
  • All

Si po tallet Meta me ambasadorët

27/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Si po tallet Meta me ambasadorët

27/06/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Shumëkush që ka ndjekur telenovelën me zëra “pro” dhe “kundër” brenda LSI-së ka gjithë të drejtën e botës të besojë se para publikut po luhet një farësë e re.

Fabula tashmë është e njohur.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një deputet i kësaj partie, “në kokë të vet”, tha se nuk do ta votojë atë pjesë të reformës në drejtësi ku bëhet fjalë për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga të huajt, sepse kjo prek sovranitetin kombëtar.

Përparim Spahiu e shfaqi fundjavën që shkoi këtë ide që përkon fjalë për fjalë me qëndrimet e Berishës dhe Topallit.

Nuk vonoi shumë dhe LSI, jo vetëm nuk u mjaftua me deklaratat distancuese nga deputeti, por ajo shpalli edhe përjashtimin e tij nga radhët e grupit parlamentar.

Por, historia nuk mbaron këtu.

Ndryshe nga ç’ndodh rëndom në politikën shqiptare, deputeti i Dibrës, në vend që të revoltohej, në vend që të fillonte me deklarata bombastike dhe anatemime, deklaroi se pavarësisht nga vendimi, ai do të vazhdonte të votonte njësoj me partinë e Metës.

E ç’ka për tu çuditur, mund të thoshte dikush?

Pse duhet të dyshojmë, nëse dikush nuk sillet përmes një modeli të dalë boje, ku sapo nuk bien dakord për diçka, politikanët thonë fjalën e fundit për njëri- tjetrin?

Pse nuk u dashka besuar Spahiu që edhe pas përjashtimit nxiton të pohojë se ai e do LSI-në dhe nuk e tradhëton në votime?

Pse u dashka parë këtu një lojë dhe një dredhi?

Natyrisht kjo mund të qe një mënyrë e shikimit të gjërave. Ideale dhe e paqortueshme.

Por, fatëkeqësisht ka edhe një mënyrë tjetër. Një mënyrë që të bën të dyshosh.

Ajo lidhet me faktin se Metës vështirë se i dalin deputetët nga vatha.

Ajo lidhet me faktin e një partie garnizon, ku askush nuk mendon me kokën e tij. Madje as kur “guxon” të sfidojë kryetarin sipas parimit një anëtar një votë.

Ajo lidhet me faktin e dyshimtë se LSI e harroi kredon e saj : “me qetësi dhe dashuri” dhe e ndëshkoi ashpër deputetin, ndërkohë që në kushte normale, do vepronte ndryshe duke e këshilluar të ndryshonte mendim dhe të votonte pro reformës.

Ajo lidhet me faktin, aspak bindës, se Ilir Meta me një gur vret dy zogj: Edhe nuk e humb votën e Spahiut për çështje të tjera dhe nuk mban përgjegjësi politike për qëndrimin e tij kundër reformës.

Ajo lidhet me faktin, se këtë lojë me deputetë disidentë, Ilir Meta e ka bërë edhe herë të tjera, pikërisht atëherë kur betohej për hetim ndërkombëtar për CEZ-in, por LSI-stët e tij nuk i’u “bindën” në Kuvend dhe votuan kundër.

Por, këto do të mbeteshin vetëm dyshime, hamendësime të vërtetueshme jo lehtë, nëse kjo ngjarje shikohej e veçuar dhe e shkëputur nga sfondi i madh i betejës që po zhvillohet për reformën.

Po të qëmtohen faktet, del se të tillë disidentë LSI nxjerr shpesh. Edhe Spartak Braho në komisionin e reformës, edhe ministri Manjani në qeveri, kanë dhënë shembuj të “mendimit me kokën e tyre”, ndërkohë që partia së cilës i përkasin përgjërohej për reformën.

Qëllimi i këtyre “qëndrimeve disidente” ka qenë i qartë: të shtyhej sa më shumë dita kur LSI duhej të përballej me lojën e “Po” apo “Jo” të prerë, për votimin e draftit të ndërkombëtarëve.

Të njëjtës strategji duket se i shërben edhe afera e përjashtimit të deputetit Spahiu.

Në një kohë që opozita e ka shpallur qëndrimin e saj, ndërkohë që diplomatët e huaj në Tiranë kanë nisur rekrutimin personal të deputetëve të djathtë, që shihen si votues së mundshëm të reformës, Ilir Meta u jep një tjetër sinjal: Ju mos i llogarsisni të plota as votat e LSI-së. Ja, Perparim Spahiu iku. Nuk është çudi të largohet edhe dikush tjetër.

Kështu edhe me ndihmën e Metës (thuhet se ai i ka dhënë fjalën Berishës se nuk do të kalojë një reformë pa votat e PD-së), tavani prej 94 deputetësh bëhet gjithnjë e më i pamundur.

E deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Nëse edhe me sforcon e SHBA dhe BE, ky parlament nuk arrin të bëjë një korum të mjaftueshëm, nuk është ndonjë tragjedi dështimi i këtij drafti. Ndoshta më mirë pa reformë, sesa me një drejtësi të ngritur mbi vota të dyshimta.

Por ama, këtu problemi është tek mënyra e të bërit politikë.

Tek tallja që Meta po i bën Lu-së dhe Vlahutin, të cilëve në sy u përbetohet për reformën, ndërsa parapa krahëve u prodhon farsa si kjo e përjashtimit të Spahiut.

Ata, tani e dinë se pengesë për projektin e tyre nuk kanë vetëm PD. Ata janë përballë rilindjes së koalicionit të ri (Berisha- Meta) kundër reformës, një koalicion ku i pari ka marrë përsipër rolin e qëndrestarit, kurse i dyti ka vendosur të luajë atë të tinzarit.  Së paku deri nga fundi i korrikut.

Tags: edi rama
Previous Post

Lu: Reforma në drejtësi miratohet më 21 korrik

Next Post

VIDEO/ Dëshmia tronditëse e edukatores: Fëmijët rriheshin sistematikisht dhe masivisht

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

VIDEO/ Dëshmia tronditëse e edukatores: Fëmijët rriheshin sistematikisht dhe masivisht

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.