Henri Çili dhe 12 persona të tjerë u vunë në pr.anga nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Raportohet se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit.
Mësohet se Çili ka pasur komunikime me babanë e Alban dhe Arbjon Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Ka dyshime se Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte të nxirrte nga burgu dy djemtë e tij. Çili dyshohet se i ka premtuar se do të ndikonte në vendimin e gjykatë
Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.



















