Nga Agim Popoci
Janë thurrur legjenda të shumëta mbi miqësinë serbo-ruse, por kjo miqësi, zyrtarisht është lidhur në Prillin e vitit 1941, kur përmbysja e pushtetit në Beograd I ndryshoi planet e Hitlerit mbi sulmin ndaj BRSS-s. Çfarë ndodhi pas shpalljes ceremonisë së lidhjes së “aleancës” së Jugosllavisë me Hitlerin, më 25 Mars në Vjenë; kush organizoi përmbysjen e pushtetit më 27 Mars në Beograd dhe si u firmos marrëveshja e miqësisë BRSS-Jugosllavi, më 5 Prill 1941
Dhuratë Moskës nga Ballkani
Më shumë se 100 divizione të Vermahtit ishin duke pritur në kufirin e BRSS. Por sulmi do të shtyhet, përkundër faktit se Jugosllavia ishte e gatshme për aleancë me Hitlerin. Përmbysja e pushtetit në Beograd ndryshoi shumëçka, por aty ishte Ambasadori i Jugosllavisë në Moskë, Milan Gavriloviç, i cili ishte rekrutuar nga spiunët sovjetik
Plani i luftës kundër BRSS, i cili e mori emrin e koduar “Barbarosa”(në nder të mbretit gjerman dhe imperatorit romak, Fridrih Barbarosa), Hitleri e vërtetoi më 18 Dhjetor 1940, duke parashikuar si datë të pushtimit, 15 Maj 1941. Ky ishte plani i “blickrig-“ut. Luftimet kryesore përmes të cilave Armata e kuqe duhej të shkatërrohej, duhej të zgjasnin maskimumi 1-2 muaj.
Siç kishin parashikuar autorit e këtij plani, ushtari rus do të mbrohet deri tek i fundit ku është vendosur. Por pas muajit të parë të luftës ushtria gjermane mund të llogaritë vetëm në një rezistencë të dobët. Pjesët themelore të këtij plani Stalini i dinte vetëm në Janarin e vitit 1941 nga informacionet plotësisht të sakta të shërbimit sekret sovjetik. Në Shtabin e përgjithshëm të Armatës së kuqe, duke u bazuar në të dhënat sekrete, u hartua një hartë e përafërt e veprimeve të mundshme të ushtrisë gjermane me rastin e sulmit mbi BRSS. Drejtimi i përgjithshëm i sulmit ishte parashikuar saktë – Leningrad – Moskë – Kievë. Si drejtim kryesor në këtë hartë ishte theksuar Kievi, deri sa në hartën e Shtabit të përgjithshëm gjerman si sulm kryesor ishte shënuar qartë, Moska.
Në muajt e parë të vitit 1941 Hitleri filloi që të përqëndroj forcat përgjatë kufirit të BRSS, duke sqaruar se aty janë jashtë rrezes së veprimit të forcave ajrore britanike dhe se po përgatiten për pushtimin e ishujve britanik. Lajmet shumë shqetësuese nga shërbimet sekrete vazhduan të vinin. Njëri prej asgjentëve më të rëndësishëm dhe më të besueshëm në Gjermani, Arvid Harnak, nëpunës i ministrisë së bujqësisë së Gjermanisë, i cili firmoste me emërtimin e koduar “Korsikani”, raportonte në telegramin e 24 Marsit 1941 se në mesin e muajit Mars është zgjedhur me “qëllimin e Gjermanëve që të ruajnë korrjen për vete , duke llogaritur se njësitet sovjetike gjatë tërheqjes nuk do të mund ta djegin grurin jeshil”.
Nuk ka arsye për mendimin se udhëheqja sovjetike me mosbesim e kishte marrë këtë sqarim mbi afatet e fillimit të luftës, aq më shumë që nga Tokio, sipas informacioneve të një agjenti tjetër të besueshëm sovjetik, Rihard Zorge, data e sulmit mbi BRSS, të cilën e kishte marrë nga ambasadori gjerman në Japoni, J. Ota dhe atasheut detar të ushtrisë, është përcaktuar fundi i korrjes në BRSS. “Pas përfundimit të korrjes, lufta kundër BRSS mund të filloj në çdo moment dhe Gjemanisë i mbetet për detyrë të korrë bereqetin”.
Raporti i Zorges arriti në Moskë, në fillim të muajit maj kur data e fillimit të luftës kundër BRSS ishte shtyre për muajin qershor për shkak të zhvillimeve të papritura të ngjarjeve në Ballkan. Ambasadori gjerman në Tokio merr një telegram diplomatik sekret nga Berlini me një vonesë, sepse nga Prilli i vitit 1941, e gjithë posta diplomatike, e cila më parë shkonte në Japoni përmes BRSS me magjistralen Transiberiane, tani përshkonte rrugë më të gjatë.
Stalini dhe udhëheqësia ushtarake e BRSS ishin në dijeni gjithashtu se po zhvillohej përqëndrimi i forcave qendrore kryesore të ushtrisë gjermane deri te kufiri perëndimor i BRSS. Nga fundi i vitit 1941 Gjermania ka përqëndruar në kufijtë me BRSS në Ish-Poloninë, Rumani dhe Finlandë më shumë se 100 divizione të Vermahtit. Forcat e armatosura të Rumanisë, Hungraisë, Finlandës e madje edhe Sllovakisë kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, në gjendje lufte. Bashkimi Sovjetik gjithashtu forcoi trupat e saja ushtarake në qarqet ndërkufitare perëndimore, por ende nuk ndjehej çfarëdo lloj shqetësimi në kreun politik dhe ushtarak të BRSS.
Për suksesin e operacionit kundër BRSS, Hitleri duhej të siguronte para së gjithash krahun jugor, Greqia ishte aleatja e Britanisë së Madhe dhe aeroportet e saj mund të shfrytëzoheshin për bombardimin e rafinerisë së naftës në Ploeshti në Rumani, të cilat në atë kohë ishin burimi kryesorë i naftës për Gjermaninë. Gjermania nuk kishte kufi me Greqinë, dhe për këtë arsye përpjekjen e parë për pushtimin e Greqisë e ka ndërmarr Italia, e cila tashmë kishte pushtuar Shqipërinë. Por forcat italiane që u futën në Greqi në tetorin e vitit 1940 u shkatërruan. Ushtria greke e kishte larguar armatën e Musolinit jo vetëm nga vendi i saj, por kishte marr pozicione edhe në territorin e Shqipërisë. Kjo ishte humbja e parë serioze e të ashtuquajturit Pakti trepalësh.
Pushtimi i armatës gjermane në Greqi kërkonte që të shfrytëzohen territoret dhe rrugët e Rumanisë, Hungarisë, Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Garantimi i aleancës ushtarake me këto vende kërkonte kohë. Rumania dhe Hungaria ranë dakord shumë shpejtë që ti bashkohen Paktit trepalës që në fundin e vitit 1940, por Bullgaria dhe Jugosllavia pas humbjes së Italisë shpallën neutralitetin. Për këtë arsye Hitleri u detyrua të plaifikoj okupimin e mundshëm të gjithë Ballkanit dhe kjo ndikuar në afatin e “fushatës lindore”.
Nën presionin e fortë të Gjermanisë, Bullgaria ra dakord që ti bashkohet Paktit trepalësh më 1 Mars të vitit 1941. Jugosllavia kundërshtoi kërcënimet e Hitlerit për vetëm edhe tre javë, dhe më 18 Mars, Hitleri është informuar mbi gatishmërinë e Jugosllavisë që të futet në “aleancë”. Ceremonia u zhvillua më 25 Mars në Vjenë. Sulmi i armatës gjermane në Greqi ishte planifikuar më 1 Prill, dhe për përgatitjen e operacioniti kishin mbetur vetëm një javë. Hitleri po nxitonte shumë. Por kësaj rradhe plani u shty meqë në mëngjesin e 27 Marsit në Beograd u bë përmbysja e pushtetit.
Ambasada gjermane në Beograd nuk kishte as një fije dyshimi se përmbysjen e pushtetit në Serbi e kishin përgatitur shërbimet speciale ruse dhe britanike. Pasi që mori telegramin nga Beogradi, Hitleri u tërbua dhe urdhëroi që urgjentisht të përgatitet operacioni kundër Jugosllavisë, duke e bashkuar me planin që tashmë ekzistonte për pushtimin e Greqisë. “Më e rëndësishme është shpejtësia…Të thyhet Jugosllavia me një vendosmëri të pakursyer”, Hitleri gjithashtu bëri të ditur se fillimi i zbatimit të planit “Barbarosa” shtyhet për katër javë.
Operacionet speciale të shërbimit sekret sovjetik zakonisht i planifikonte personalisht Stalini ose kërkonin miratimin e tij. Ambasadori i Jugosllavisë në Moskë, Milan Gavriloviç në Marsin e vitit 1941 ka zhvilluar bisedime sekrete për arritjen e mundshme të marrvëeshjes mbi miqësinë dhe ndihmën e ndërsjelltë në mes të Jugosllavisë dhe BRSS. Gavriloviç gjithashtu ka informuar udhëheqjen sovjetike mbi të gjitha lëvizjet të qeverisë së tij.
Sipas dëshmisë së gjeneralit Pavle Sudoplatov, në atë kohë Zv/shef i drejtorisë informative NKVD, përgjegjës për “operacione speciale”, Gavriloviçin formalisht e rekruton shërbimi sekret sovjetik, e ishte nën kontrollin e shefit të kundërzbulimit të gjeneralit Pavle Fedotov dhe vetë Sudoplatovit. Drejtë në Beograd u dërgua një grup operativ me në krye gjeneral-majorin Solomon Milshtejn, e përbëhej nga agjentë me përvoj, “ilegalët” Vasilij Zarubin dhe A.M. Alahverdov.
Për tu ruajtur sekreti i misionit të Milshtejnit në Beograd, mungesa e tij nga NKGB u maskua me zhvendosjen e tij fiktive në postin e zëvendësit të komisarit popullor të industrisë së pyjeve. Data e zhvendosjes – 11 Mars 1941 ishte qartë edhe dita kur në Beograd erdhi Stalini.
Stalini gjithashtu i besonte plotësisht Milshtejnit dhe gjatë luftës i besoi udhëheqjen e gjithë shërbimit të kundërzbulimit të Armatës së kuqe, si dhe kontrollin ndaj gjendjes politike të ushtrisë.
/nga libri “Stalini i panjohur” Roj dhe Zhores Medvedev/
Përmbysja e pushtetit në Beograd në regjinë e shërbimeve sekrete
Si u përmbys pushtetit në Beograd dhe pse u shtyhet sulmi gjerman mbi BRSS pas kësaj përmbysje dhe luftës në Ballkan. Çfarë i raportojnë Stalinit shërbimet sekrete dhe pse ky i fundit ishte skeptik në parashikimet mbi fillimin dhe drejtimin e sulmeve gjermane mbi BRSS
Më 28 Mars, Stalinit iu dorëzua në Kremlin një raport special i drejtorisë së shërbimit sekret të Armatës së kuqe “Me rastin e përmbysjes së pushtetit në Jugosllavi”, të firmosur nga gjeneral-koloneli Filip Golikov. Po këtë raport e morën Molotov, Timoshenko dhe Zhukov, në atë kohë Shef i Shtabit të përgjithshëm.
Në këtë raport konkretisht thuhet: “…Regjenti Pavle mori miratimin e Hitlerit për kurorën jugosllave dhe në mbrëmjen e 27 Marsit e dërgoi princin Petër në Rumani. Petri u prit nga njerëzit e gjeneral Simoviçit dhe e kthyen në Beograd. Në mëngjes Pavle iku në drejtim të Zagrebit, por u kap. Cvetkoviç dhe ministrat tjerë u arrestuan në mëngjes. Garda dhe një pjesë e garnizonit të Beogradit morën të gjitha institucionet e qytetit. Petri II-të u shpall mbret…Formimin e qeverisë së re ia besoi gjeneralit Simoviç…Në gjithë vendin u zhvilluan demonstrata…Në qarqet gjermane mbretëronte habia. Armata jugosllave ngriti nivelin e gatishmërisë në gjendje luftarake. Në këtë moment përbërja e armatës kishte 48-50 divizione dhe 10 brigada…”
Disa historian perëndimor, organizimin e përmbysjes në Jugosllavi thonë se e bëri shefi I shërbimit sekret amerikan në këtë vend, Bil Donovan. Chruchilli, meritat për përmbysje ia adreson shërbimit sekret britanik. Është shumë e mundshme që shërbimet sekretet të BRSS, SHBA dhe Britanisë të kenë verpuar në këtë rast në mënyrë të pavarur, por në të njejtin drejtim. Faktori kryesor i suksesit të përmbysjes ishte padyshim reagimi qytetar për shkak të kapitullimit të knjaz Pavlit.
Zhvillimet në Jugosllavi jo vetëm që shkaktuan shtyerjen në zbatimin e planit “Barbarosa” por ka ndikuar në pozicionin e Japonisë. Lajmi për përmbysjen e pushtetit në Beograd arriti në Berlin pikërisht në momentin kur ministri gjerman i punëve të jashtme, Fon Ribentrop udhëhoqi negociatat me partnerin nga Tokio, Josuko Macuoko. Macuoko u thirrë në Berlin për konsultime për zgjerimin e mundshëm të pjesëmarrjes së Japonisë në luftë në Lindjen e largët.
Pasi që në Berlin dhe më pas në Romë kaloi rreth një javë, Macuoko në rrugën drejtë shtëpisë sërisht u gjend në Moskë, vetëm një ditë pas pushtimit gjerman të Jugosllavisë. Macuoko kaloi në Moskë më shumë se një javë, e vizita përfundoi me bisedimet e tij të tejzgjatura me Stalinin në Kuncebë, më 12 Prill 1941, dhe arritjen e një pakti në mes të Japonisë dhe BRSS mbi neutralitetin.
Për operacionet kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, ku komandonte fledmarshal fond Brauhiç, deri në atë kohë udhëheqës i përgatitjes për planin “Barbarosa”, ishin ndarë 40 divizione të Vermahtit dhe 24 divizione të ushtrisë rumune dhe hungareze. Në frontin e ri ballkanik u transferuan gjithashtu 1.200 tanke dhe rreth 2.000 avionë në mënyrë që të garantohet humbja e shpejtë e armatës së jugosllave dhe greke. Në këtë mënyrë, gati një e treat e armatës së tankeve,e cila deri në ato moment ishte përqëndruar në lindje, u zhvendos në jug.
Në kufi me BRSS n atë kohë ishin vetëm 2.700 avionë dhe gati të gjithë bombarduesit e flotës ajrore morën pjesë në operacionin ballkanik.
Bashkimi Sovjetik deri në atë kohë kishte në qarqet ushtarake perëndimore një epërsi të rëndësishme ushtarake ndaj Gjermanisë sipas numrit të tankeve (rreth 10 mijë) dhe avionë (rreth tetë mijë), e pikërsiht kjo ishte arsyeja në rend të parë e bindjes së Stalinit dhe Shtabit të përgjithshëm të Armatës së kuqe, se lufta në Ballkan do të shkaktoj shtyerjen e rëndësishme të një sulmi të mundshëm të Gjermanisë mbi BRSS.
Mendohej se Hitleri nuk do të mund ripërtrijë potencialin sulmues të Vermahtit në lindje për të paktën edhe tre muaj, përkatësisht deri në fund të muajit korrik. Në këtë rast, veprimet ushtarake detyrimisht u shtyen për vitin e arrdhshëm, meqë armata gjermane nuk ishte e gatshme as për luftën në vjeshtë, e madje as për luftën në dimër. Hitleri nuk planifikonte që të udhëheqë luftën totale, i cili do të zhvillohej për shumë vite. Industria ushtarake gjermane nuk po forconte kapacitetet e saja nga viti 1939. Ushtria po plotësohej me teknikë ushtarake dhe mjete transportuese në marra peng në Poloni, Francë, Norvegji, Danimarkë, Holandë dhe Belgjikë. Teknika ushtarake britanike gjithashtu mbeti në territorin e Francës dhe ra në duart e Hitlerit. Në verën e vitit 1941 prodhimi ushtarak në Gjermani u ulë meqë Hitleri konsideronte se pas fitores në lindje më nuk do të ishte e nevojshme armata e madhe tokësore.
Operacioni i Ballkanit mund të konsiderohet suksesi më i madh ushtarak i Hitlerit. Bombardimet e rrepta kanë shkatërruar njësitet jugosllave dhe ato greke. Tanket gjermane dhe makinat e blinduara për herë të parë me sukses kanë zbatuar flakëhedhësin, me të cilin janë shkatërruar rreth 300 tanke jugosllave. Ushtria jugosllave nuk bëri rezistencë serioze dhe më 17 Prill u firmos akti i kapitullimit. Qindëra mijëra ushtarë jugosllav u dorëzuan.
Ushtria greke qëndroi edhe disa ditë dhe kapitulloi më 22 Prill. Divizionet britanike të korpusit të ekspeditës gjithashtu i ikën luftërave dhe u evakuan. Forcat gjermane u futën në Athinë më 27 Prill të vitit 1941 – kryeqyteti i Greqisë u shpall “qytet i hapur”.
Marrja e Kretës ishte një operacion i veçantë. Sulmi i parë ajror mbi Kretë u kryemë 20 Maj, dhe deri më 1 Qershor rezitenca e ushtrisë britanike dhe greke u thye. Por, pikërisht në kohën e këtij operacioni, Vermahti pësoi humbje serioze. Gjatë okupimit të Jugosllavsë janë vrarë rreth 200 ushtarë gjermanë. Deri atëherë në luftërat e zhvilluara në kretë u vranë 3.986 dhe u plagosën 2.954 ushtarë dhe oficerë gjermanë.
Gjermania në këtë operacion ka humbur 350 avionë, shumica prej të cilëve avionë bombardues dhe transportues “junker”. Kjo ishte afërsisht gjysma e avionëve të angazhuar në këtë operacion. Në veçanti është e ndjeshme humbja e avionëve transportues, numri i të cilëve në përbërjen e flotës ajrore gjermane nuk është ripërtrirë deri në vitin 1943.
Këto humbje pa dyshim kanë kufizuar mundësinë e operacioneve sulmuese në territorin e Bashkimit Sovjetik në verën e vitit 1941. Në Majin dhe filimin e Qershorit, divizionet gjermane dhe teknika janë kthyer në pozicionet përgjatë kufirit sovjetik. Fryma e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë ishte padyshim i lartë, por teknika kishte pësuar shumë. Rrugët shkëmbore të Jugosllavisë dhe Greqisë kanë lënë gjurmë serioze në pjesët motorike të tankeve dhe makinave. Avionët e motorëve gjithashtu ishin të dobësuar shumë. Përveç problemeve teknike, në rrugët ruse Vermahti kishte humbur më shumë paijse teknike se sa nga granatat.
Nga fundi i Korrikut 1941 në frontin lindor të Gjermanisë kanë mbetur vetëm 1.400 avionë të aftë për të fluturuar. Shkatërrimi nga ajri I industrisë ushtarake të Moskës, Leningradit dhe Harkovës, I planifikuar me planin “Barbarosa”, nuk ka pasur sukses.
Stalini skeptik ndaj shërbimit sekret
Hitleri, siç dihet, vendimin përfundimtar për të sulmuar BRSS-n e mori më 20 Qershor të vitit 1941. Për përfundimin e planit “Barbarosa” janë planifikuar gjashtë javë. Më 21 Qershor, Hitleri i ka kumtuar lajmin popullit dhe ushtrisë. Urdhërat konkrete kanë filluar të arrijnë ndërkohë në njësitet ushtarake të Vermahtit më 21 Qershor. Siç dëshmoi gjenerali Zhukov, njësitet e blinduara gjermane, të cilat ishin në një largësi të konsiderueshme, janë zhvendosur në mbrëmjen e 22 Qershorit.
Këtë ditë Stalini rrinte duarkryq. Edhe pse erdhi në Kremlin rreth orës 18:00, Timoshenko dhe Zhukov ishin në kontakt të vazhdueshmë telefonik deri në mëngjes. Komandanti i qarkut ushtarak të Moskës, I.V.Tjuluenjev, në kujtimet e tij thekson se pikërisht më 21 Qershor gjatë ditës kishte marr urdhër nga Stalini përmes telefoni, që mbrojtjes kundërajrore të Moskës t’ia rritë nivelin e gatishmërisë, në gatishmëri lufte.
Në njësitet kufitare kjo gatishmëri luftarake ishte e vazhdueshme, e kalimi në gatishmërinë e plotë luftarake nuk mund të zgjaste më shumë se një-dy orë. E njëjta gjë vlente edhe për qarqet ndërkufitare. Është e vështirë të bëhet dekoncetrimi i forcave ajrore të frontit në orët e mbrëmjes dhe për këtë arsye numri i madh i avionëve është shkatërruar në aeroporte në ditën e parë të luftës. Por kjo ka shpëtuar kuadrin fluturues. Pilotët me përvojë ishin më të rëndësishëm nga avionët e tipit të vjetër.
Në studimin më autoritar perëndimor të fazës së parë të luftës Gjermani-BRSS, në librin e profesor Xhon Erikson “Rruga deri në Stalingrad”(1975) theksohet se oficeri i cili i ka tërhequr vërejtjen BRSS-s për sulmin disa orë para se ai të filloi quhej Alfred Liskou. Nga përshkrimi i këtijr rasti që dha Erikson, del se marrja në pyetje e Alfred Liskou ka zgjatë gjatë gjithë natës, dhe ende nuk kishte përfunudar në orën katër kur artileria gjermane ka hapur zjarr në pozicionet e Armatës së kuqe.
Në njërën prej biografive perëndimore të Stalinit, ky rrëfim përshkruhet ndryshe: “Ushtari gjerman, ish komunist, me guxim kaloi kufirin për ti treguar orën e saktë të sulmit. Stalini urdhëroi që menjëherë të pushkatohet për shkak të dezinformimit.”
I njejti fat i Alfred Liskou dhe një të ikuri tjetër gjerman në këtë natë, Uilhelm Korpik mund të gjendet edhe në librat tjera mbi Stalinin. Burimi i saktë i informacionit mbi fatin e këtyre të ikurëve zakonisht nuk theksohet. Por për Stalinin, në veçanti në fazën fillestare të luftës, janë dëgjuar gjithëfarë rrëfimesh fantastike pas vdekjes së tij. Këtë i pari e ka bëër Hrushçovi, duke deklaruar në fjalimin e tij në Kongresin e XX-të të PKBS se “…Stalini ka përpunuar operacionet ushtarake në glob. ”Kur ka ndëgjuar hilaritet në sallë, Hrushçov përsëriti: “Po, shokëi, ai zakonisht merrte globin dhe aty përcjellte linjën e frontit “.
Marrëdhënien skeptike të Stalinit ndaj raporteve të shumëta të shërbimeve sekrete mbi datën e fillimit të luftës, nuk ishte gabimi i tij i vetëm. Lëshimi kryesor i tij dhe gjithë komandës ushtarake të Armatës së kuqe në atë kohë ishte se edhe pse kuptuan se agresioni është i pashmangshëm, si Stalini ashtu edhe Shtabi i përgjithshëm kanë parashikuar se sulmin kryesor, Vermahti do ta bëjë në jug, në mënyrë që shumë shpejtë ta pushtoj Ukrainën me grurin e saj dhe Donbasin, për të vazhduar më pas në këtë drejtim, duke pushtuar rajonet e naftës dhe grurit në Kaukazin Verior duke e ndarë BRSS-n përgjysëm.
Stalini, thjeshtë nuk ka pritur që Hitleri do ti përqëndroj forcat e tij kryesor në Moskë dhe Leningrad. Ku mund ti priste jo vetëm mbrojtja më e vendosur dhe më e përparuar, por edhe dimri i hershëm.
/nga libri “Stalini i panjohur” Roj dhe Zhores Medvedev/
















