• Latest
  • Trending
  • All
Queen Elizabeth II with Mr. Mal Berisha the Ambassador of Albania, during a private meeting as he presents his Credentials in Buckingham Palace central London.

Si e takova Mbretëreshën?

21/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Si e takova Mbretëreshën?

21/04/2016
in Lajme
Queen Elizabeth II with Mr. Mal Berisha the Ambassador of Albania, during a private meeting as he presents his Credentials in Buckingham Palace central London.

Queen Elizabeth II with Mr. Mal Berisha the Ambassador of Albania, during a private meeting as he presents his Credentials in Buckingham Palace central London.

Nga Mal Berisha

PARAQITJA E LETRAVE KREDENCIALE TE MADHERIA E SAJ, MBRETËRESHA ELIZABETH II

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

27 qershori i vitit 2013 do të zbardhte me emocione shumë të rralla dhe të veçanta. Do të kisha fatin të takoja atë ditë njërën prej legjendave të mbretërimit në botë, një ndër njerëzit që ka qëndruar më shumë në fron në mbarë historinë e njerëzimit. Do të takoja një ndër personalitetet më të respektuara në botë, një ndër gratë më me influencë të globit: Monarken e Mbretërisë së Bashkuar. Ditën që do ta takoja ajo ishte në vitin e 61 – të të mbretërimit dhe ishte ngjitur në fron përpara se të lindja unë. Ajo tani i ka kaluar 63 vjetët si monarke, duke tejkaluar stër-stërgjyshen e saj Mbretëreshën Viktoria.
Ishte një ditë e bukur me diell. Marshalli i Pallatit Mbretëror, z. Charles Grey erdhi me karrocat e Pallatit Mbretëror i veshur me kostumin e tij tradicional, zyrtar, me kapelen me pupla që të kujtonte ato kohërat e hershme të Mbretërisë. Hipëm në dy karroca dhe kaluam rrugët e bukura të Westminster-it për t’u shfaqur përpara Kompleksit Skulpturor Monumental Mbretëror. Portat e rënda u hapën dhe hymë në oborrin e madh duke lënë prapa mijëra turistë që fotografonin gjithçka që shfaqej aq bukur aty, përfshirë edhe ne.
Ndoshta në atë pamje të hijshme që tërheq miliona veta nga e tërë bota edhe udhëtimi ynë “kalorësiak”, me katër kuaj pararojë, katër praparojë, dy karroca me nga dy kuaj në mes, me ushtarë të gardës mbretërore, me kostumet e kuqe dhe kapelet e zeza mund të përbënte diçka nga e veçanta e asaj dite për ta. Dhe shumëçka për ne që parakalonim aty. Ndërsa po udhëtonim drejt Pallatit Mbretëror, bëmë një bisedë shumë të bukur me Mareshallin, z. Charles Grey.
Ai kishte shumë dijeni për Shqipërinë. Disa kohë më parë i kisha dhuruar librin “Lindja e Shqipërisë” të autores angleze Nicolas Guy, botuar për nder të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ai ma kujtoi atë libër i cili e kishte ndihmuar të rriste dijenitë për Shqipërinë. Pastaj më tregoi për karrocat.
Këto karroca,- më tha, -janë shumë të vjetra. Tani mbushin 161 vjet që kur përdoren. Riparimi i tyre bëhet vetëm nga mjeshtra të veçantë. Dhe shiko se në çfarë forme të mirë që janë!
Arritëm në dhomën e pritjes e cila për nga bukuria nuk kishte as të krahasuar e as të përshkruar. Shkëlqente. Orenditë, pikturat, qilimat, të gjitha dukej sikur ishin vënë sot me gjithë atë vjetërsinë e tyre fisnike. Pritje të tilla këtu ndodhin që prej 151 vjetësh. Takimi do të bëhej ekzaktësisht në orën 12.00. Ne kishim arritur në kohë. Ra ora. Një burrë i veshur me rroba shërbimi mbretëror, të cilin unë do e quaja si Heraldin e Shekspirit, i ra me një gjë të metaltë rrumbullake derës së Mbretëreshës, tri herë. Bam, bam, bam! Nga brenda u dëgjua zëri i Madhërisë së Saj:

– Hyrë!

Pastaj u hapën dy dyert nga dy veta me uniforma që ishin brenda, ndërsa Heraldi iu drejtua Asaj me zë të lartë:
Madhëria Juaj! Ambasadori i Republikës së Shqipërisë!
Përpara meje u shfaq ajo grua shtatmesatare, me fytyrë të bardhë dhe të mbushur, me sy të mëdhenj, shumë të kaltër dhe tej mase shprehës, me një çantë të varur në krahun e majtë. Ishte në veshjen e saj tradicionale të pritjes së ambasadorëve.
Siç isha udhëzuar, madje kisha bërë edhe prova, hyra. Në dorën e majtë mbaja dosjen e kredencialeve. Qëndrova në cepin e rrethit dhe prita derisa ajo më zgjati dorën. E thashë formulën për të cilën kisha bërë prova shumë here. Pastaj i zgjata dosjen e bardhë. Ajo e mori dhe ia dorëzoi një zotërie, të veshur me rrobat mbretërore. Prita që Madhëria e Saj të hapte bisedën. Pasi mbaroi fjalët e kortezisë, më tha se ishte e kënaqur që shqiptarët tanimë jetojnë në liri, se kanë shtet demokratik, se iu respektohen të drejtat dhe se e dinte dhe i vinte shumë keq që një popull i tillë kishte vuajtur aq shumë, sa në një regjim sa në një tjetër, shumë kohë nën otomanët e më vonë nga luftërat dhe komunizmi. Por tani tha ajo, ju jeni të lirë dhe po bëni progres të madh drejt demokracisë dhe lirisë së vërtetë sipas modelit perëndimor.
Pas një pauze m’u dha mundësia ta falënderoja Madhërinë dhe qeverinë e Saj për ndihmat e pakursyera që i kanë dhënë popullit shqiptar në Shqipëri për kalimin nga një sistem i ashpër komunist në atë demokratik. I fola për zhvillimin dhe për ecurinë në vendin tim. I kujtova se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk e kishte vizituar ndonjëherë Shqipërinë. E falenderova për ndihmën që Ajo dhe qeveria e saj i kishin dhënë Kosovës dhe popullit shqiptar atje, për t’u çliruar nga zgjedha serbe. Ajo menjëherë reagoi dhe tha:
– Po, edhe ata kanë vuajtur shumë, madje edhe më shumë. Por tani jeni të lirë dhe kjo ka një domethënie të madhe, shumë të madhe. Pasi vijuam edhe më tej bisedën, ajo m’u drejtua:
– Ambasador, ju më keni sjellë një dhuratë shumë të bukur. Ju falënderoj shumë, por a mund të më thoni se çfarë përfaqëson kjo, – dhe u kthye në anën e majtë dhe me tregoi një këmbalec mbi të cilin gjendej punimi në filigran me pamjen e lahutës shqiptare i vënë në një kornizë të bukur, në një sfond blu të thellë kadife, të cilin e kisha porositur enkas dhe ia kisha dhuruar Madhërisë së Saj para se të vija në audience. Ajo ishte porositur në argjendarinë “Pirro” në Tiranë dhe ishte punuar plot mjeshtëri pikërisht për Mbretëreshën e Elizabeth II.
I thashë se ishte një punë në filigran, që imitonte një vegël muzikore, e cila personifikon instrumentin me të cilin shqiptarët kanë përcjellë traditën e tyre brez pas brezi, në mënyrë gojore. Lahuta, si në kohërat e lashta homerike, ka qenë vegla me të cilën janë kënduar heroizma por edhe vaje, kurse në traditën shqiptare, rapsodët janë ata që në Angli quhen Bards. Punimi vetë tregon për ruajtjen e traditës mjeshtërore të hershme të punimeve shqiptare në filigran. Ndërsa po i shpjegoja, ajo vazhdonte të shihte lahutën e pastaj mua, dhe më tha:
– A nuk është një mrekulli? A nuk është kaq e bukur?! Faleminderit, falemnderit!!!
Më pas sipas protokollit do të takonte stafin e Ambasadës. Njëra pas tjetrës hynë, e takuan dhe biseduan katër diplomatet e Ambasadës, si dhe zonja ime.
– Ambasador, po ju e paskeni tërë stafin me zonja?
– Po, – thashë, kështu është. Është staf me diplomate, ndoshta tregon se sa e emancipuar është shoqëria shqiptare sot.
– Bravo! Ju përgëzoj për këtë.
Këtu u mbyll edhe biseda dhe unë u tërhoqa ngadalë dhe dolëm nga ajo sallë mbretërore e paharrueshme.
Hipëm përsëri në karroca po sipas ritualit mbretëror dhe dolëm me trokun e kuajve mes përmes oborrit të Pallatit Mbretëror Buckingham. Mijëra turistë vazhdonin ritualin e tyre me aparatet forografike, kamerat etj. Në largim e sipër m’u kujtua një histori e ushtarit të Napoleon Bonapartit, i cili e kishte ëndërr të dilte me kalin e perandorit rrugëve të Parisit, por nuk e dinte se njerëzia dilnin për Napoleonin dhe jo kalin e tij.
Kaluam turmën dhe u drejtuam drejt Sheshit Trafalgar për në White Hall. Zbritëm nga karrocat. U dhashë kuajve të hanin racionin e tyre të karotave, siç e prisnin. Hymë brenda për të festuar me një Vin d’honneur me kolegët diplomatë dhe miqtë e Ambasadës. Aty duhej të përshëndesja të pranishmit. Mareshalli ngriti një dolli për Presidentin e vendit tim, z. Bujar Nishani, ndërsa unë ngrita dolli për Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Në fjalën time krejt spontane veç tjerash thashë:
– Kur isha nxënës në gjimnaz, shoku im i ngushtë Danieli më thoshte: – “Ti do bëhesh diplomat! Do bëhesh diplomat, madje një ditë do të takosh edhe Mbretëreshën e Anglisë”. Në rrethanat e athershme kjo gjë as që do të mund të imagjinohej, Por ja që ky parashikim u bë realitet.
Kësaj mundësie që m’u dha, i kushtova jo vetëm një punë plot pasion për përfaqësimin sa më dinjitoz të Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe këtë libër. Në të lexuesi do të gjejë të pasqyruar një pjesë shumë të madhe të gjërave më të bukura që e lidhin kombin shqiptar me atë britanik, si edhe një pasqyrë të veprimtarive të organizuara nga kjo Ambasadë gjatë periudhës së shërbimit tim në këtë vend të madh, mik të Shqipërisë.

Pjese nga libri: REALITETE SHQIPTARO – BRITANIKE

Tags: edi rama
Previous Post

Greqi,projektligji i ri për emigrantët

Next Post

Ambasadori Lu komenton çështjen “Shullazi” për herë të parë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ambasadori Lu komenton çështjen "Shullazi" për herë të parë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.