• Latest
  • Trending
  • All

Si e sheh Lubonja korruptimin e Elian Taninit nga Veliaj

01/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 5 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Si e sheh Lubonja korruptimin e Elian Taninit nga Veliaj

01/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Sot në 1 qershor kur Erion Veliaj përuronte parkun e fëmijëve, një nga kundërshtarët e tij më të mëdhej, Elian Tanini, po protestonte i vetëm para parkut (foto poshte). “Shokët” e tij të armëve e kishin braktisur atë pasi ai pranoi një çmim artistik nga njeriu që e kishte rahur dhe dhunuar: Erion Veliaj.

Pikërisht kësaj kundërthënie, asaj mes Elianit qytetar që proteston dhe Elianit artist që miklohet nga pushteti i ka kushtuar një shkrim të gjatë Fatos Lubonja. Fillimisht ai thotë se Tanini nuk duhet ta kishte pranuar çmimin e Veliajt. “Longanesi, kur ka shkuar “Çmimet jo vetëm duhen refuzuar, por as nuk duhen merituar”. Nëse ka ndonjë vend ku kjo thënie tingëllon veçanërisht e vërtetë, është Shqipëria jonë, siç e kemi ndërtuar ne tash njëqind e ca vjet. Prandaj mendoj se Eljani duhet ta kishte refuzuar atë çmim që të meritonte një çmim shumë më të madh në zemrat e shumë njerëzve” thotë Lubonja në një artikull në Panorama.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por vëzhgimi nuk përfindon këtu ai bën thirrje për ta parë Elianin si një nga ne: “Pra, pse të mos e shohim Eljanin si njeri si të gjithë ne, me të mirat dhe të këqija e veta, me trimëritë dhe frikërat e veta, me nevojat dhe idealet e veta dhe zhgënjimet e veta etj., etj. që dikush, pasi i vuri kërbaçin, ka vendosur t’i miklojë vanitetin, vesi i vetëm, sipas Rusoit, nga i cili njeriu vështirë se heq dot dorë? A nuk meritonte ai në këtë rast edhe një lloj mirëkuptimi, në mos keqardhje, që në fakt nuk janë mirëkuptim e keqardhje për Eljanin, por për veten tonë, sepse të gjithë jemi nën kërcënimin e këtij dikushit dhe të gjithë kemi dobësitë tona”?

Dhe shqetësimi i Lubonjës nuk është artisti i mikluar, por politikani korruptues:

“Dhe këtu vijmë te thelbi i çështjes, që nuk është sjellja e Eljanit, por ajo e Erjonit. Ajo që më bëri përshtypje për keq ishte se një pjesë sulmesh ishin aq të egra ndaj Eljanit dhe aq të buta (qoftë dhe në formë heshtjeje) ndaj Erjonit, saqë sikur ndjeva thellëthellë, që një pjesë i thoshin viktimës (Eljanit dhe të gjithë neve): fajin e ke ti që hape këmbët jo ai/ata(Erjoni me shokë) që të përdhunuan.

Sepse mund t’i kishin thënë edhe Erjonit ndonjë fjalë të tipit: po mirë mor Erjon, kur ky Eljani qenka një djalë kaq i talentuar, sa i denjë për të fituar një konkurs artistik, a nuk vlente që ti ta kishe pranuar në zyrat e tua për t’i dëgjuar edhe kritikat për Parkun dhe jo ta shaje nëpër televizione e t’i vije policët publikë e privatë në kurriz që ta rrihnin e ta fusnin e nxirrnin nëpër qelira?

Është sjellja e Erjonit, problemi i madh, pra, që pasi e ka rrahur, fyer dhe poshtëruar tani po kërkon ta vrasë fare moralisht duke e kthyer nga një njeri dhe artist, në një shërbëtor dhe artizan të punishtes së tij? Është sjellja e institucioneve shqiptare më në përgjithësi, që kanë në krye individë që punojnë natë-ditë, ditë-natë pa turp dhe pa asnjë fije moralise si të korruptojnë intelektualët, artistë, shkrimtarët, gazetarët, të vdekur dhe të gjallë, për t’u blerë bashkëpunimin, konformizmin apo heshtjen në mënyrë që të vazhdojnë poshtërsitë e tyre të patrazuar.

Dhe kjo sjellje ngre një pyetje tejet serioze në krahun tjetër: po mirë, nëse një i ri ka aspirata për t’u bërë artist, shkrimtar, të drejtojë një gazetë apo revistë letrare apo artistike, të hapë një ekspozitë, d.m.th., të rritet në krijimtarinë e tij, në mendimet e tij, çfarë duhet të bëjë në këtë shoqëri, kur mesazhi që i jepet është: nëse do të krijosh diçka, duhet të bëhesh palë me njerëzit e pushtetit? Çfarë duhet të bëjë ai kur sheh se Kryeministri, për të blerë intelektualët, hap edhe një dyqan në katin e parë të Kryeministrisë ku ata hyjnë kokulur pasi u bëhet monitorimi te dera se mos kanë ndonjë bombë me vete apo se mos duan të thonë ndonjë mendim kundër projekteve të Kryeministrit; kur sheh se paratë, çmimet e nderimet qeveria i shpërndan për artizanët e pushtetit që bashkë me Kryeministrin dhe ministren e Kulturës janë edhe juria, edhe

artisti, edhe fituesi.

Në fund të shkrimit të tij Lubonja bën edhe dallimin mes dy profileve të ndryshme, atij të Elian Taninit, artistit që u përkul dhe politikanit Erion Veliaj: “lufta e Eljanit për Parkun, për mua, nuk ishte një luftë për të mbrojtur thjesht disa pemë, por për të mbrojtur një rini ndryshe që presim të lindë; e ndryshme nga Erjoni të cilit i shkon fjala e Konicës se “Në Shqipëri nuk ka të rinj, por ca që kanë lindur më parë dhe ca që kanë lindur më pas”. Kurse lufta e Erjonit ishte që nesër ne të themi me dëshpërim se edhe Eljani është një që thjesht ka lindur ca më pas se Erjoni, i cili thjesht ka lindur ca më pas se Edi Rama, i cili thjesht ka lindur ca më pas se Sali Berisha, i cili thjesht ka lindur ca më pas se Enver Hoxha, i cili thjesht ka lindur ca me pas se Ahmet Zogu”.

Tags: edi rama
Previous Post

1 qershori, Tahiri u dërgon fëmijëve të shtruar në pediatri heronjtë e tyre

Next Post

Videot/ Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën me Roshin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Videot/ Pamjet që nxjerrin zbuluar Ramën me Roshin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.