• Latest
  • Trending
  • All

Si e okupuan britanikët Visin, Korfuzin, Pargën dhe si ua mori Ali Pasha Pargën?

05/01/2021

Intervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë

08/03/2021

Shtyhet sërish afati i bllokimit në Kapshticë, deri në 22 mars

08/03/2021

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

08/03/2021

Njohja e Kosovës, Vuçiç paralajmëron rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit

08/03/2021

83% e grave janë të detyruara të ndryshojnë rutinën ditore për të shmangur ngacmimet, zbulon sondazhi i agjencisë së BE

08/03/2021

Zvicra voton për ndalim të mbulesës së plotë të fytyrës në publik

08/03/2021

8 Marsi/ Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

08/03/2021

Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas

08/03/2021

Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

08/03/2021

Princi Harry dhe Meghan flasin për përçarjen mbretërore

08/03/2021

Australia hakmerret me Italinë: Bllokon AstraZeneca-n, bojkotojmë makaronat!

07/03/2021

Tiranë/ 30-vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit

07/03/2021
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 8 March, 2021
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Intervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë

    Shtyhet sërish afati i bllokimit në Kapshticë, deri në 22 mars

    Njohja e Kosovës, Vuçiç paralajmëron rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit

    83% e grave janë të detyruara të ndryshojnë rutinën ditore për të shmangur ngacmimet, zbulon sondazhi i agjencisë së BE

    Zvicra voton për ndalim të mbulesës së plotë të fytyrës në publik

    8 Marsi/ Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

    Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas

    Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

    Princi Harry dhe Meghan flasin për përçarjen mbretërore

    Australia hakmerret me Italinë: Bllokon AstraZeneca-n, bojkotojmë makaronat!

    Tiranë/ 30-vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit

    Covid-19/ Nuk ndalen shifrat shqetësuese në vendin tonë: 21 viktima dhe 819 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Aktualitet

    Si e okupuan britanikët Visin, Korfuzin, Pargën dhe si ua mori Ali Pasha Pargën?

    05/01/2021
    in Aktualitet, Opinion

    Lajme teNjejta

    Intervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë

    08/03/2021

    Shtyhet sërish afati i bllokimit në Kapshticë, deri në 22 mars

    08/03/2021

    Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

    08/03/2021
    Daut Dauti
    Ujdhesa e Visit që sot i takon Kroacisë, ujdhesa e Korfuzit dhe qyteti Parga janë okupuar nga britanikët gjatë luftërave të Napoleonit.
    Britanikët Visin e morën në vitin 1809 dhe menjëherë aty e ndërtuan një kazermë të madhe, muret e së cilës shihen edhe sot. Pas zbarkimit forcat britanike nuk patën ndonjë përleshje ushtarake me askend kështu që ushtarët kohën e kalonin duke u rrezitur dhe në flladin e pasditës luanin kriket që është një sport shumë i dashur i anglezëve. Ky sport monoton nga njëherë vëzhgohej me çudi nga vendasit.
    Pasi që Napoleoni u mund, britanikët nuk shihnin asnjë arsye të qëndronin më tutje në këtë vend të largët për ta. Prandaj, ia dorëzuan austrakëve më 1815. Sado shkurt që qëndruan në këtë ujdhesë, britanikët pas e lanë kujtesën për kriketin. Si ndikim britanik, sot Visi ka klub të kriketit që është mjaft gjë e çuditshme.
    Gati pas një shekulli e gjysmë Visi u bë sërish vend i interesit britanik. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Londra e dërgoi Fitzroy MacLean-in si oficer ndërlidhës në shtabin e Titos. Nga një shpellë e Visit që gjendej në maje të një kodre, Tito, shpesh nën këshillat e MacLean-it, i udhëhiqte forcat partizane. Visi, nën sygjerimin e MacLeanit, një kohë funksionoi edhe si bazë e aviacionit britanik.
    Visi te britanikët, në letërsi dhe kinematografi e ka edhe një domethënie tjetër. Maclean është konsideruar si oficer avanturist i cili nuk iu ka prituar situatave të rrezikshme dhe ka qenë mik i ngushtë i Ian Flemingut. Konsiderohet se Fleming, duke qenë i inspiruar nga tregimet avanturistike të MacLean-it, me novelat e tija e ka krijuar James Bondin, agjentin e famshëm britanik 007.
    Sidoqoftë, kur britanikët u larguan nga Visi, po atë vit (1815) e okupuan Pargën e cila gjendej nën sundimin francez. Parga ka qenë vend të cilit Ali Pashë Tepelena që moti ia kishte vënë syrin. Por, kur Parga ra nën britanikët, Ali Pasha i ndali sulmet dhe presionet pasi që strategjia e tij ishte që të mos prishej me Londrën. Megjithatë, Ali Pasha vazhdimisht ua bënte me dije britanikëve për aspiratat e tija ndaj Pargës. Një ditë, gjatë vitit 1818, Ali Pasha e dërgoi një delegacion te britanikët për t’i pyetur nëse do t’ia shitnin Pargën. Pasi që britanikët nuk kishin interes të hynin në luftë për këtë qytet, pranuan dhe Ali Pasha ua numëroi paratë (£ 124 000).
    Në pranverë të vitit 1819 britanikët ia dorëzuan qytetin Ali Pashës, kurse banorët, në mesin e tyre mbi 800 familje suliote, kaluan në Korfuz që britanikët e kishin okupuar nga francezët më 1814. Suliotët ishin në armiqësi me Ali Pashën dhe nuk mund ta pritnin ardhjen e tij. Por, ata dhe banorët tjerë të Pargës u kompenzuan nga britanikët me paratë e Ali Pashës. Ky akt pati jehonë të madhe në Britani dhe vende tjera ku Ali Pasha doli personalitet edhe më i rëndësishëm se që mendohej. Njëkohësisht, shtetet tjera filluan ta urrenin Britaninë dhe e krijuan shprehjen ironike:’britanikët t’shesin te Ali Pasha’.
    Ali Pasha në programin e zgjerimit të territorit të tij e përfshinte edhe Korfuzin. Por, me prezencën e britanikëve kjo ishte aspiratë që nuk realizohej. Kjo nuk ishte vetëm punë e alencës së Pashës me britanikët. Më shumë ishte gjendje faktike pasi që në Korfuz britanikët kishin koncentruar armatë dhe marinë të pathyeshme dhe kishin planet e veta.
    Megjithatë, më 1864 britanikët u larguan edhe nga Korfuzi kur tanimë shteti grek ekzistonte. Prandaj, Korzufin ia falën Greqisë me qëllim që ta forconin këtë shtet dhe ta dobësonin Perandorinë Otomane. Gjatë kësaj periudhe të sundimit britanikët krijuan një infrastrukturë solide në Korfuz. Por, ndikimi kulturor britanik nuk ka qenë i fuqishëm dhe mezi vërehet. Natyrisht, edhe Korfuzi është vend ku si traditë ka mbetur kriketi që luhet edhe sot.
    Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të britanikëve në Ballkan. Adriatiku dhe Joni, sikur edhe pjesa tokësore ballkanike, nuk kanë paraqitur interesim për britanikët. Londra interesohej vetëm për Mesdheun i cili nuk mund të rrezikohej nga Adriatiku
    Previous Post

    Le të jemi seriozë!

    Next Post

    Shqipërisë po i ikën elita, raporti i OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

    Related Posts

    Intervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë

    by TheAlbanian.co.uk
    08/03/2021
    0

    Meghan Markle ka thënë në intervistën e saj me gazetaren e njohur amerikane Oprah Winfrey se Dukesha e Cambridge e...

    Shtyhet sërish afati i bllokimit në Kapshticë, deri në 22 mars

    by TheAlbanian.co.uk
    08/03/2021
    0

    Dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri në 22...

    Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

    by TheAlbanian.co.uk
    08/03/2021
    0

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat të banuara...

    Njohja e Kosovës, Vuçiç paralajmëron rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit

    by TheAlbanian.co.uk
    08/03/2021
    0

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit. Pas një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë...

    Next Post

    Shqipërisë po i ikën elita, raporti i OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.