Pesë muaj më vonë, të enjten në mëngjes, në po të njëjtën pikë kufitare, autoritetet serbe arrestuan drejtorin e Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi. Derisa, mbrëmë, Gjykata e Nishit, për dallimin nga ato kosovare që liruan Bojovicin, Thaqit i caktoi 30 ditë paraburgim për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë i UCK’së.
Ish-gjeneralin serb Milovan Bojuvic, që me 8 Prill 2016 ishte arrestuar në Merdarë, gati dy javë pas, Gjykata e Apelit në vendimin e 20 Prillit 2016 urdhëroi Policinë që ta dërgojnë deri në pikën kufitare më të afërt dhe t’ia dorëzojë policisë kufitare të Serbisë.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e ish-gjeneralit serb nuk ishte mirëpritur nga ata që e kishin njohur si njeriun që kishte përgjegjësi komanduese dhe kishte udhëhequr forcat ushtarake serbe në zonën e Llapit gjatë viteve 1998-1999.






















