• Latest
  • Trending
  • All

Si e ka reformuar administrata Trump politikën e imigracionit

24/10/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Si e ka reformuar administrata Trump politikën e imigracionit

24/10/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Administrata Trump ka nxjerrë mbi 400 akte ekzekutive që kanë reformuar në mënyrë dramatike sistemin amerikan të imigracionit. Disa nga këto veprime po diskutohen ditët e fundit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ndarja e familjeve 

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Një reagim i fortë ka pasuar njoftimet se qeveria amerikane nuk ka informacion mbi vendndodhjen e prindërve të 545 fëmijëve të ndarë në kufirin SHBA-Meksikë në kuadër të politikës tashmë të anuluar “tolerancë zero” për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Aktivistët për të drejtat e immigrantëve thanë se nuk e dinë se ku ndodhen tani fëmijët dhe përse nuk mund të gjenden prindërit që ishin kthyer në vendet e origjinës.

“Fëmijët nuk janë më nën përgjegjësinë e Departamentit për Sigurinë Kombëtare, apo të Departamentit për Shëndetësinë, pra nuk janë më nën përgjegjësinë e qeverisë federale,” thotë Lee Gelernt i projektit për të drejtat e imigrantëve pranë Unionit për Liritë Civile Amerikane.

“Kanë dalë jashtë sistemit, pas sponsorizimit. Kjo do të thotë se janë marrë nën përkujdesje nga një i afërm. Dikush që e njihnin, nëse ishin me fat. Për disa më pa fat, mund të jetë një kushëri i largët të cilin nuk e kanë takuar më parë. Por ndoshta i ka marrë nën përkujdesje një familje amerikane e cila i mban prej tre vjetësh”.

Një deklaratën e Departamentit për Sigurinë Kombëtare thotë se autoritetet federale “ende nuk kanë identifikuar një familje të vetme e cila ka kërkuar ribashkimin dhe kthimin e fëmijës në vendin e origjinës”.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1319005484318396423&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F5633366.html&siteScreenName=zeriamerikes&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Zoti Gelernt tha se nëse identifikohen, prindërit kanë përpara zgjedhjen e tmerrshme “ose të ndahen përjetësisht me fëmijën, ose ta kthejnë në një mjedis të rrezikshëm në vendin e origjinës, pasi nuk ka shanse të sillet prindi në SHBA”.

Një gjykatës federal dha urdhër vjet që qeveria amerikane të bashkonte fëmijët me prindërit e ndarë nga programi i vitit 2017 në kohën kur administrata Trump kishte ndërmarrë përpjekjet e para për të kufizuar futjen e azil-kërkuesve në SHBA nga kufiri jugor.

Padi në Gjykatë të Lartë 

Gjykata e Lartë ka rishikuar kalendarin dhe ka caktuar datën 30 nëntor për të dëgjuar argumentet e administratës për të përjashtuar imigrantët pa dokumente nga numërimi i popullatës, i cili sapo përfundoi. Numërimi i popullatës shërben ndër të tjera edhe për të përcaktuar sa ligjvënës ka çdo shtet.

Gjykata e Lartë ka pranuar të dëgjojë dy raste lidhur me politikat në kufirin SHBA-Meksikë. Njëri prej tyre lidhet me zhvendosjen e fondeve federale nga administrata Trump për të ndërtuar një pjesë të murit kufitar, një ndër premtimet kryesore të zotit Trump gjatë fushatës 2016, por që Kongresi nuk pranoi ta mbështeste plotësisht me fonde.

Presidenti Donald Trump në kufirin SHBA-Meksikë
Presidenti Donald Trump në kufirin SHBA-Meksikë

Lënda e dytë lidhet me programin e administratës Trump “Qëndroni në Meksikë” që detyron azil-kërkuesit të presin në Meksikë gjatë kohës që shqyrtohen aplikimet e tyre nga gjykata.

Rregullat për status azilanti 

Departamenti i Sigurisë Kombëtare propozoi një rregullore që nuk lejon disa individë të sigurojnë status azilanti, pasi janë shpallur më parë fajtorë për shkelje të parregullt të kufirit amerikan.

Propozimi do të bllokonte persona që kanë strehuar imigrantë të paligjshëm, që janë kapur me drogë ose substanca të tjera të palejueshme apo me letra të falsifikuara identifikimi, ose nëse kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga asistenca publike.

Sipas rregullave, nuk do të ketë përjashtime as për imigrantët, të cilëve u është pastruar dosja nga shkelje të mëparshme. 

Sipas ligjit aktual të imigracionit, azil-kërkuesit që nuk paraqesin kërkesë për status azilanti brenda një viti nga mbërritja në SHBA, humbasin të drejtën për këtë status. Ata që janë shpallur fajtorë për vepra të rënda penale, përfshirë terrorizëm, gjithashtu janë të përjashtuar.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi në nëntor.

Deportime të përshpejtuara 

Agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE) njoftoi se do të fillojë “largimet e përshpejtuara” që pengojnë një kategori imigrantësh të dalin para gjykatësit për të kërkuar të qëndrojnë në SHBA.

“Aftësia për të zbatuar këtë element të rëndësishëm të statutit do të na fuqizojë më tej në detyrën që të mbrojmë komunitetet dhe integritetin e ligjeve tona të imigracionit,” tha përmes një deklarate Tony Pham, zyrtari që po përmbush funksionet e drejtorit të agjencisë ICE.

Imigrantët kanë detyrën “të tregojnë në mënyrë të kënaqshme sapo janë në prani të një oficeri të imigracionit” përse nuk duhet të deportohen në moment, tha zoti Pham.

Kjo politikë do të rezultojë në deportime të përshpjetuara të imigrantëve pa dokumente kudo që ndodhen në SHBA, nëse oficeri arrin në përfundimin se kanë jetuar në Amerikë më pak se dy vjet dhe se nuk ishin pranuar në mënyrë të ligjshme në këtë vend dhe nuk kishin marrë falje nga autoritetet./VOA

Previous Post

Melania i tërheq dorën me forcë Trumpit, videoja bëhet virale

Next Post

“Vaksina e Oksfordit po funksionon në mënyrë perfekte”, çfarë zbulon studimi i fundit: Ndërton…

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Vaksina e Oksfordit po funksionon në mënyrë perfekte”, çfarë zbulon studimi i fundit: Ndërton…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.