• Latest
  • Trending
  • All

Si e aplikova me palën greke parimin e reciprocitetit në vitin 1998

28/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si e aplikova me palën greke parimin e reciprocitetit në vitin 1998

28/12/2020
in Aktualitet

Nga Taulant Dedja

Nuk e kisha menduar ende seriozisht t’u kthehesha kujtimeve të viteve në politikë. Kjo e sotmja është një sprovë e nxitur nga aktualiteti. Tema e këtyre ditëve, ajo e kufirit detar me Greqinë, më ka përforcuar akoma më shumë bindjen që kam patur prej kohësh mbi faktin e kontrollit dhe ndikimit që ka fqinji grek mbi politikën dhe politikanët shqiptarë. Nga vitet e kaluara në politikë kam jo pak raste bashkëpunimi apo kontaktesh direkte me zyrtarë, politikanë apo diplomatë të vendit fqinj, ndër ta edhe Pangallos (ish-Ministër i Jashtëm), Papadhopulos (ish-ministër i Brendshëm) apo Niko Dendias (ministri aktual i Jashtëm), të cilët i kam njohur personalisht.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në këtë  kontekts, sot po kujtoj një ngjarje të Pranverës 1998 (më duhet ta verifikoj datën e saktë), kur në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Pushtetit Lokal kisha detyrën e organizatorit (dhe kryesuesit të delegacionit) nga pala shqiptare në një aktivitet trepalësh Shqiperi-Greqi-Këshilli i Europës mbi bashkëpunimin ndërkufitar mes autoriteteve lokale. Kjo ishte dhe mbetet një temë e rëndësishme për Këshillin e Europës. Ekziston dhe një konventë europiane për këtë bashkëpunim, dokument të cilin një vit më pas, më 1999, Shqipëria e ratifikoi pa rezerva.

Aktiviteti ishte 3 ditor. Një ditë e gjysëm në Follorinë dhe një ditë e gjysëm në Korçë. Grupi grek drejtohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme të Greqisë, Evdokia Serrelis (në grup ishte dhe Konsulli grek në Gjirokastër) ndërsa grupi i Këshillit të Europës nga Tarcisio Bassi, një italian që mbante postin e drejtorit që mbulonte dhe bashkëpunimin ndërkufitar në administratën e KE në Strasbourg. Bashkë me mua në grupin shqiptar bënin pjesë një numër të zgjedhurish lokalë nga bashkitë dhe rrethet e kufirit jugor dhe jug-lindor. Po ashtu dhe disa ekspertë nga Ministria e Pushtetit Lokal (e sapokrijuar), nga Drejtoria e Kufirit të Ministrisë së Rendit si dhe nga Ministria e Jashtme.

Nga ato tri ditë intensive do kujtoj sot vetëm tre momente që më pas ndikuan në karrierën time në formë mësimi mbi të gjitha. I pari ishte momenti kur pasi kaluam kufirin shqiptar dhe hymë në tokën greke (të gjithë në një autobuz) si delegacion zyrtar na u desh t’i nënshtroheshim një kontrolli të gjatë dhe të imtësishëm dokumentacioni. Gjithsesi e morëm me sportivitet dhe nuk treguam në asnjë çast humbje durimi. Por, kjo ishte shenja më e qartë që dëshmonte në ç’nivel ishte bashkepunimi ndërkufitar lokal me fqinjin historik…

Momenti i dytë ishte drejtimi që m’u desh ti jap fjalës time në sesionin e konferencës në Follorinë. Aty mori pjesë i ftuar edhe ministri grek i Maqedonisë dhe Kretës diskursi i të cilit ishte një atakim i kamufluar me një lloj kujdesi, por gjithsesi shumë ironik, madje përçmues ndaj Shqipërisë. Shkurt ideja e ministrit grek ishte që nuk ka kuptim të flitet për bashkëpunim ndërkufitar autoritetesh lokale më një vend, që sipas tij ishte burim emigrantësh klandestinë dhe trafiqesh të paligjshme. E kujtoj që fjala e tij jo vetëm krijoi një lloj tensionimi në sallë, por la shije të hidhur edhe tek zyrtarët e Këshillit të Europës që ishte edhe institucioni kujdestar dhe financues i aktivitetit.

Në pushim, pas konsultimit me kolegët e ministrive të cilët edhe sot i vlerësoj maksimalisht për këshillat e vyera, vendosa të ndryshoj jo pak thelbin e fjalës time. Shkurt, pasi theksova vullnetin e palës tonë për thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar me fqinjët në respekt të linjave udhëzuese të KE, shpreha qartazi dy gjëra thelbësore:

E para, Shqipëria nuk eshtë burimi i trafiqeve por pjesë e vogël apo rrugë kalimi në një territor të madh trafiqesh që përfshin shumë vende, nënkupto këtu dhe trafikun e vizave që në radhë të parë bëhet nga ambasada apo konsullata të caktuara në bashkëpunim me qytetarë shqiptarë. Pra trafiqet janë përgjegjësi e përbashkët dhe betejë e përbashkët.

E dyta, lëvizja e lirë pa viza mbetet “ilaçi” me efikas për eliminimin e klandestinëve që në fund të fundit shkonin në vendet fqinjë për arsye ekonomike. E thashë copë që nga lëvizja pa viza e shqiptarëve nuk do ti shkaktohej asnjë lloj destabiliteti fqinjëve…

Momenti i tretë ishte kthimi drejt Korçës. Kyr hyra në kufirin shqiptar ishte parashikuar që të shkëputesha nga grupi për të shkuar sa më parë në sallën ku do vazhdonte konferenca (ish-biblioteka e qytetit), në menyrë që të sigurohesha që gjithçka ishte në rregull e në përputhje me standartin e organizimit që kërkonte KE.

Para se të nisesha drejt Korçës pata një bisedë të shpejtë me drejtuesit e kufirit shqiptar në Kapshticë, të cilët kishin dijeni për kontrollin e zgjatur të palës greke që grupi ynë i ishte nënshtruar dy ditë më parë. Pyetjes se si duhej vepruar me autobuzin me pushtetarë lokalë grekë që mu bë, iu përgjigja fare shkurt: meqenëse doni mendimin tim, zbatoni ligjin dhe parimin e reciprocitetit. Sigurisht procesi i kontrollit dhe vulosjes së pasaportave mori kohën e duhur…

Nuk e harroj turfullimin e konsullit grek të Gjirokastrës teksa priste në Korçë mbërritjen e autobuzit me pushtetarë lokalë nga vendi i tij para hotelit kryesor në qendër të qytetit, pak metra nga salla e konferencës. Një moment mu drejtua me një lloj arrogance që nuk u përpoq fare ta fshihte duke më kërkuar llogari pse po vonohej delegacioni. Iu afrova atij tipi paksa katror dhe të shkurtër dhe vetëm dy pëllëmbë nga fytyra e tij e duke e shikuar drejt e në sy i thashë prerë: Zoti Konsull ke gjetur personin e gabuar për t’iu drejtuar në këtë mënyrë dhe mos guxo të kalosh caqet që ti je i detyruar të mos i kalosh.

Kjo ishte përgjigja që i ktheva një palo diplomati grek, që ashtu si mora vesh më vonë, kishte shitur jo pak viza në bashkëpunim me një kryetar bashkie socialist në Gjirokastër, me të cilin siç thotë populli, ishin “bythë e brekë”. Miku i konsullit qëlloi që ishte ministri me të cilin punova disa kohë. Konsulli u ankua tek ministri…

Si rrodhën ngjarjet pas ankesës së konsullit te ministri? Emërimi im zëvendësministër i Pushtetit Lokal u bllokua nga ministri. Unë dhashë dorëheqjen por Nano nuk e pranoi dhe pas një bisede në zyrën e tij (ku një pjesë të kohës ishte prezent edhe ministri që i servilosej si zakonisht Nanos) më bindi të vazhdoja punën. Si përfundim vendi i zëvendësit mbeti bosh deri në Tetor 1998, kohë kur e mora emërimin nga Qeveria Majko… Në periudhën midis, m’u desh të kaloj disa muaj në Tropojë në emër të shtetit, atje ku kishin ardhur mijëra refugjatë nga Kosova e nga ku përgatitej një pjesë e ngjarjeve që do të pasonin në Mars 1999…

Me grekët dhe ministrin mik të grekëve kam dhe plot ngjarje të tjera për të kujtuar, por gjërat kanë radhë. Sot thelbi i këtij reflektimi që desha të theksoj është parimi i reciprocitetit, kaq i rëndësishëm në raportet mes shteteve… Shpresoj që ka ende ndonjë drejtues të shtetit shqiptar që të mos e ketë harruar këte! Njeri prej tyre, sot President i Republikës, ka patur kurajon ta përmendë qartë “Çështjen e Çamërisë” në Janar të vitit 2000, në selinë e Kryeministrit grek Kosta Simitis, në një konferencë shtypi. Kam qenë vetë aty dëshmitar i drejtpërdrejtë…

Previous Post

Po përhapet në të gjithë botën/ Varianti i ri i Covid-it, shtetet përpiqen t’i vendosin fre

Next Post

Ministria e Shëndetësisë: 318 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ministria e Shëndetësisë: 318 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.