• Latest
  • Trending
  • All

Shyqyri Bajrakurtaj: “Guxoni të ëndërroni”

13/06/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shyqyri Bajrakurtaj: “Guxoni të ëndërroni”

13/06/2017
in Aktualitet, Udhetimi im

U gjend në mjegurlltësinë londineze në kohën e pakohë, kur në qënien e tij epiteti emigrant ishte bërë simbiozë e atij udhëtimi. Një huazim i padëshirueshëm, kur ëndërrat dhe synimet e tij u përthyen keqas dhe gjithcka duhet nisur nga fillimi.  Dhimbshëm vinin kujtimet nga mëmëdheu, ku gjithçka mbetej e shkuar tashmë kur kapriçot e kohës ishin akoma më të rënda edhe pse vitet 90-ta sollën ndërrimin e sistemit, në pluralizëm. Mbi të gjitha u hap një dritë jeshile e lirisë individuale dhe kolektive, e fjalës dhe veprimeve konform platformës së re demokratike. Ndryshimi i sistemeve nga ai diktatorial në atë demokratik krijoi premisa për të gjithë.

Ndërsa menduam se eksodi i viteve 90 kishte ardhur si një  etje për lirinë , 97 mbështolli udhët me ikanakë të zhgënjyer, të lodhur nga politika dhe shpura e saj e paaftë për ta bërë shtetin një strehë të garantuar të qytetarëve.Gjithçka kishin, u shkatërrua në themele, përveç pasurisë dhe mirave materiale u degradua dhe shpresa e tyre. Ndërsa liria si koncept i pranuar demokratik tanimë , kishte një kuptim të dalë  mode, pasiqë nuk u krijuan kushtet për ta ushtruar këtë të drejte jetësore në pronën e tyre të shkërmuar nga çmenduria shqiptare.
E vetmja gjë, ishte të shpërnguleshin masivisht në mënyra klandestinë për një jetë më të mirë dhe të paçme, drejt shpresës së humbur. Klientelizmi shtetëror nëpër institucionet e saj, paaftësia në vendet drejtuese, nepotizmi ishte emëruesi i përbashkët i klasës politike të këtyre viteve, që si shumë bashkatdhetarë  në shenjë dëshpërimi u largua edhe bashkudhëtari ynë Shyqyri Bajrakurtaj. Shkollimi i i tij(oficer kundërzbulimi) si ushtarak i ushtrisë shqiptare, Majori 28 vjeçar Shyqyri Bajrakurtaj ishte në kulmin e tij të karrierës, i cili pa ngurrim, me dhimbje, njëkohësisht krenar kujton vitin e mbrapshtë ’97, ku siç ndodhi rëndomë në të gjithë territorin shqiptar, ushtria dhe repartet ushtarake u “zhveshën” nga turmat … Por reparti Shtoj në Shkodër, ku shërbente Zoti Bajarkurtaj ishte i vetmi në veri të Shqipërisë që nuk ishte prekur as edhe një fishek.  Me ndihmën e dy familjeve që ishin pronarë të pronave ku ishte dhe reparti arriti që transportonte të gjithë armët dhe municionin në shtëpi , për ta dorëzuar më vonë të paprekur në Tiranë. “Kur ikën Mielli edhe krundet duhet të ikin”- thotë mërishëm oficeri i dëshpëruar. Fatkeqësisht karriera e tij ushtarake kishte bërë katapulta të pa imagjinueshëm; dhe opsioni i vetëm ishte ikja. Dhe ashtu bëri. Nuk mund ta duronte padrejtësinë j atij ia rrëmbyen armën më të fortë që njeriu mund të ketë, pasionin dhe pronën.  8 Gushti i 1998 e gjeti larg vetvetes , kolegëve dhe ushtarëve të tij, Londra ishte streha e zgjedhur. Shyqyriu nuk i qasi dilemat , mblodhi veten dhe me një patos prej ushtaraku çdo orë e çast fitonte beteja. Sa herë që kthen kohën pas nuk mund të mos i kujtojë fillimet e atij udhëtimi, ku i gjendur mes zgjedhjesh, i duhej ca kohë për marrjen e një vendimi.
3600 shkallë të një ndërtese i kishte ngjitur dhe zbritur brenda një ditë në një ndërtese që po riparohej.  17 ditët e tij të vetme,  që nisej për punë , në trastën e tij kishte bukën e ditës dhe një pako paracetamol që i duhej ta përdorte për të shuar dhimbjen e kokës. Mbas këtyre iu betua vetvetes se është koha për ndryshim.
Dhe si pa kujtuar një ditë të mirë teksa ndiqte kursin për elektroteknike ( edhe pse e kishte mbaruar një profil të tillë në Shqipëri) në Kishën ku dhe bashkëshortja e tij merre mësimet e gjuhës angleze, Jovanka nga Sarajeva që punonte si vullnetare në financat e Kishës ishte personi që i dha shtysën për të bërë diçka për vete. Ajo e sugjeroi që të vazhdonte studimet si llogaritar(accountant). Ndërkohë  Shefi i zbulimit për Kosovën, Majori shqiptar, bashkudhëtari ynë  filloj të eksploroj punë nga më të ndryshme , nga case ëorkër(avokat), përkthyes, gjente punë për bashkatdhetarët e tij etj.Ishin ato momentet kur vendosi që tashmë do të punonte për veten së paku, në një fushë që as që e kishte menduar ndonjëherë, por që shqiptarët e Britanisë kishin shumë nevojë për të.
Themelimi i kompanisë ishte vetëm një gur i vogël në kështjellën e suksesit që do të ndërtonte, krejt natyrshëm duke u shndërruar në shqiptarin model, jo vetëm për Britaninë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Çelësi i suksesit

Parimet njerëzore i ka simboze të suksesit të tij .Përkushtimi duket si themeli i suksesit të tij. “Shërbimi korrekt deri në fund shprehet ai duke shtuar se shqiptarët që kanë nevoje për ndihmën time nuk i kam dhe nuk do t’i kthej mbrapsht , ndihem i pakursyer, i hapur me njerëzit dhe në fund dua të më thonë Faleminderit. Kjo e fundit, thotë Bajarkurtaj, më bind së ia ka vlejtur puna dhe mundi në shërbim të klientit. Tashmë për të nuk është e rëndësishme punësimi i mbi 20 llogaritarëve, apo numri prej mijëra shqiptarët dhe të tjerësh që përdorin shërbimet e tij. Shyqyriu flet i shqetësuar për një mungesë të vahdueshme bashkëpunimi mes shqiptarësh të këtushëm dhe ka ideuar projekte që mund dhe duhet t’i përfshijë shqiptarët në bashkëpunime të ndryshme.  Nuk kanë sesi të mungojnë shenjat e krenarisë kur flitet per vlerat shqiptare dhe themeli i të gjithave mbetet familja.
Fëmijët janë rrugën e mbarë, shprehet ai. Vajza e madhe po ashtu është e diplomuar si llogaritare (Chartership Accountant), vajza tjetër vazhdon juridikun, ndërsa djali i vogël vazhdon Inxhinierinë  e ndërtimit.Kompania e tij Major’s Account në shtator të këtij viti licencohet për Chartership gjë që dëshmon se puna dhe djersa, profesionalizmi dhe besnikëria e kanë shpërblyer më së miri atë, familjen dhe të punësuarit e tij.  Krahas punës ditore në zyrën e tij , ai brengoset për bizneset shqiptare, i cili ka nisur të ndihmoj për organizimin e dhe mirëfunksionimin dhe në një të ardhme të afërt të krijoj një Shoqatë Biznesi , me qëllimin e vetëm që të avokoj dhe ndihmoj që bizneset shqiptare në Britani.
Pasi siç shprehet ka  një mungesë dëshirë të organizimit dhe një konkurrencë negative, prandaj duhet një dorë e fort që të punohet në këtë drejtim.Shqiptarët janë individualisht janë të pakrahasueshëm në punë , pasi dhe ambienti ku jetojmë dhe punojmë  ta imponon , porse organizimi dhe puna në grup do të jetë një shtysë për të krijuar një komunitet të emancipuar dhe me peshë në Britani. Përvec mesazhi për ruajtjen e vlerave të mrekullueshme shqiptare tek shqiptarët e Britanisë, z.Bajrakurtaj vë theksin në domosdoshmërinë e e bashkëpunit mes shqiptarëve. Ka edhe një mesazh për ata që duan të fillojnë rrugën e sipërmarrjes.
Shprehja “nuk bëhet” nuk duhet të ekzistojë në fjalorin e tyre, sepse ai ia mbyll derën vetes ai që thotë se “ nuk”.
Kur është dëshira është edhe mundësia, ënndërrat janë falas. Me këmbëngulje dhe punë arrihet gjithçka. Të rinjtë që po rriten në ishullin britanik duhet që të shkollohen dhe të marrin fatin e tyre në dorë, pasi pasuria intelektuale është pasuria ime dhe e gjithsecilit shqiptar jo v etëm në Britani por kudo.

Bashkim Metalia

Post Views: 92
Tags: edi rama
Previous Post

ISIS bën thirrje për sulme në Perëndim, Rusi, Australi…

Next Post

Vera Ndrecaj: “Dija është rruga drejt prosperitetit”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vera Ndrecaj: “Dija është rruga drejt prosperitetit”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.