Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka pësuar një goditje të dyfishtë ditën e sotme, teksa janë dorëhequr ministri i financave dhe ai i shëndetësisë.
Ministrat Rishi Sunak dhe Sajid Javid kanë dorëzuar të dy dorëheqjen njëri pas tjetrit dhe gjithçka ka rdhur pasi Johnson pranoi publikisht skandalin seksual të deputetit të tij Chris Pincher, i cili akuzohet për përdhunim të miturish.
Sunak dhe Javid kritikojnë ashpër politikat e qeverisë, por gjithashtu dhe aftësitë e Johnson si kryeministër.
“Me keqardhje të madhe më duhet t’ju them se nuk mund të vazhdoj më me ndërgjegje të pastër të shërbej në këtë Qeveri. Unë jam një lojtar ekipi, por populli britanik gjithashtu me të drejtë presin integritet nga qeveria e tyre.
Konservatorët në rastin më të mirë të tyre shihen si vendimmarrës kokëfortë, të udhëhequr nga vlera të forta. Mund të mos kemi qenë gjithmonë të popullarizuar, por kemi qenë kompetent për të vepruar në interesin kombëtar. Mjerisht, në rrethanat aktuale, publiku po arrin në përfundimin se ne tani nuk jemi asnjëra. Votbesimi muajin e kaluar tregoi se një numër i madh i kolegëve tanë janë dakord. Ishte një moment për përulësi, kontroll dhe drejtim të ri.
Me keqardhje them, megjithatë, se është e qartë për mua se kjo situatë nuk do të ndryshojë nën udhëheqjen tuaj – dhe për këtë arsye ju keni humbur besimin tim gjithashtu.”– thuhej në letrën e ministrit Javid.



















