• Latest
  • Trending
  • All

Shullazi, të pasurit tanë dhe shteti

27/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shullazi, të pasurit tanë dhe shteti

27/04/2016
in Lajme

Analisti Fatos Lubonja shkruan sot në gazetën “Panorama” se rasti i Emiljano Shullazit tregon edhe njëherë dobësinë e shtetit deri në mosekzistencë të tij

Lubonja ngre pyetjen se si ka mundësi që një individ me 8 klasë shkollë dhe i papunë, ka një pasuri me miliona lekë dhe kjo nuk e vë shtetin në lëvizje?

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pas arrestimit të Shullazit, dy kanë qenë titujt e medieve, që më kanë tërhequr më shumë vëmendjen. Njëri ishte ai që sillte lajmim se Shullazi deklaroi përpara gjykatës se është i papunë dhe se ka tetë
klasë shkollë; tjetri që biznesmenët që kanë pësuar raketingun e Shullazit nuk kanë pranuar të paraqiten në Prokurori, madje e kanë mohuar se i kanë paguar të holla Shullazit.

Këto dy lajme meritojnë shumë komente, por dua të tërheq vëmendjen te një problem themelor mbi të cilin hedhin dritë këta dy tituj, duke i lidhur me njëri­tjetrin. I pari ngre pyetjen: Si ka mundësi
që një njeri që rezulton i papunë, pa profesion – sepse me shkollim minimal – ka miliona të deklaruara dhe shteti nuk di asgjë se si e ku kullot ky qytetar i tij, që për më tepër rezulton i shënjuar nga policia si kontingjent krimi? Ku është shteti?

Lajmi i dytë ndihmon t’i japim përgjigje pyetjes se ku është shteti. Ai flet jo vetëm për dobësinë e shtetit, deri në mosekzistencë, por edhe për një nga arsyet themelore të kësaj mosekzistence. Sepse kur
ngrihet pyetja se çfarë është shteti, nuk mund të mos dalësh te çështja se si mbahet shteti në këmbë që të ekzistojë.
D.m.th., midis të tjerash, edhe te çështja se kush i mban policinë, prokurorinë, gjykatat që janë organet kryesore që i mbrojnë qytetarët nga krimi (pa harruar më anë tjetër shkollat dhe tërë ato institucione që kontribuojnë për edukimin dhe rritjen morale kulturore të qytetarëve – kjo edhe si parandalim i krimit). Përgjigjja është shumë e thjeshtë: një shtet që funksionon sipas parimeve të shtetit modern kapitalist mbahet në këmbë nga kontributi që derdhin qytetarët e tij për të.

Dhe në këtë pikë të arsyetimit duhet të kujtojmë se kontribuuesit e parë kryesorë janë ata që fitojnë më shumë: të pasurit. D.m.th., kategoria e të kërcënuarve në fjalë. E pra, pyetja shtrohet: Sa të
pasur kemi ne në këtë të ashtuquajturin shtet, që kanë vetëdijen se shteti janë ata ngase pa paratë e tyre nuk mund të funksionojë mirë as policia e as prokuroria e gjykatat që duhet t’i mbrojë nga krimi?
Sa të pasur kujdesen për mirëmenaxhimin e parave që ata derdhin, nëpërmjet taksave për shtetin në mënyrë që të zgjidhen politikanët më të mirë, policët, prokurorët e gjyqtarët më të mirë, më të
përgjegjshëm? Sa janë ata që kërkojnë llogari për keqmenaxhimin e kësaj paraje kur shohin të ndodhin ngjarje si kjo me Shullazin?

Shumëkush, duke lexuar këto pyetje do të më përqeshë si naiv e do të thotë: Ti e di shumë mirë përgjigjen: zero! Por edhe kjo përqeshje është pjesë e problemit, sepse tregon se ne jemi mësuar me një
situatë anormale, me një sistem politikoekonomik, me mosekzistencën e shtetit tonë në kuptimin e atij shteti që i shërben qytetarit dhe mbron qytetarin.

Mirëpo unë u them se ngjarje të tilla hedhin dritë në formën më tragjike mbi shkallën e kësaj mosekzistence dhe bëjnë thirrje ulëritëse për ndryshim, pasi tregojnë se vjen një moment kur sistemi i ngritur keq kthehet e godet deri edhe arkitektët e tij. Sepse ngulmoj se të pasurit tanë janë arkitektët kryesorë të kësaj gjendjeje, si anë tjetër e medaljes së politikanëve që i akuzojmë aq shumë – edhe pse tashmë gjithnjë e më shumë të parët dhe të dytët i sheh nën të njëjtin kostum dhe jo rastësisht.

Zgjedhja e pagesës në vend të denoncimit, frika që kanë sot të pasurit tanë për të dëshmuar vjen ngase pasurimi i tyre nuk ka shkuar krahas forcimit të shtetit dhe forcimit të të gjithë shoqërisë. E kundërta ka ndodhur: ata së bashku me politikanët kanë ngritur një sistem pasurimi në kurriz të mbajtjes dobët të shtetit dhe varfërimit të qytetarëve të tjerë. Në fakt, ky i ashtuquajturi shtet i yni nuk është gjë tjetër veçse një aleancë mafioze e shumicës së të pasurve tanë me politikanët tanë për të grabitur pjesën tjetër të qytetarëve.

Rëndom, të pasurit tanë, në vend se të paguajnë taksa me të cilat të ndërtohet shteti, nxitojnë të paguajnë nën dorë, në mënyrë të paligjshme politikanë, për të rritur përfitimet e tyre. Rëndom
shtetarët tanë, në vend se të mbledhin taksat e t’i përdorin ato për punë publike, u kërkojnë të pasurve tanë t’u bëjnë ndonjë punë publike gratis, d.m.th., në mënyrë të paligjshme, sa për t’u hedhur hi syve qytetarëve, e pastaj ua shpërblejnë dhjetëfish me tenderë e më the të thashë po me paratë e grabitura këtyre qytetarëve.

Edhe paratë që i kanë dhënë Shullazit të pasurit tanë nuk i kanë problem se i nxjerrin nesër përsëri nëpërmjet këtij sistemi. Në këtë kuptim, edhe pse nuk janë vrasës (ndonëse ka edhe shumë prej tyre
që për t’u pasuruar kanë aplikuar edhe këtë profesion), ata nuk janë të ndryshëm nga Shullazi.
Të dyja palët janë kundër shtetit. Përfundimi është i qartë, më duket: Për të dalë nga kjo gjendje e mosekzistencës së shtetit si shërbim për shkak të shtetit që funksionon si vegël e këtyre të pasurve, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për një tjetër elitë politike, por edhe për një tjetër elitë ekonomike.

* Opinion i shkruar për “Panorama”

Tags: edi rama
Previous Post

Berat: falsifikohen 11 mijë euro

Next Post

U fejua me ish-të dashurën e tij, shqiptari kërcënon me jetë italianin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

U fejua me ish-të dashurën e tij, shqiptari kërcënon me jetë italianin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.