Dje gjatë dëshmisë në Prokurori,Emiljano Shullazi ka mohuar që të ketë adresuar kërcënime ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Ai është marrë në pyetje dje në lidhje me kallëzimin e bërë nga deputetja demokrate Voltana Ademi në 9 janar2015 për ‘kanosje’, raporton “Panorama”.
37 vjeçari nga Tirana është marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore në lidhje me ngjarjen që pretendohet se ka ndodhur në 7 janar të këtij viti.
Në deshminë e dhënë për hetuesit e krimeve të rënda, Emiljano Shullazi ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë bërë kërcënime të tilla.
















