Shuhet zjarri në pyjet e Shëngjinit. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, deklaroi se zjarri u neutralizua dhe nuk paraqet më asnjë rrezik.
Zjarri i madh përfshiu pyjet e Shëngjinit që nga pasditja e së mërkurrës dhe rrezikuan edhe zonat e banuara; sot në mesnatë, ekipet e shpëtimit kanë evakuuar banorët nga lagja e portit.
Zjarrfikësit e ardhur nga Laçi, Lezha si dhe mjetet dhe forcat e ushtrisë nga Vau i Dejës janë përpjekur të shuajnë flakët, të ndihmuara dhe nga një helikopter, por era ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.
Shefi i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit, Agustrin Pepkolaj, tha në media në mengjs se zjarri ishte izoluar pas shumë përpjekjesh dhe u deshën edhe disa orë derisa ai u shua përfundimisht.
Nuk dihen shkaqet se shpërthimit të tij.















