• Latest
  • Trending
  • All

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t’i besohet

25/06/2025

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t’i besohet

25/06/2025
in Aktualitet

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”… Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen në Kosovë dhe Serbi.

Mediat gjermane raportojnë se të dielën (1 tetor) automjetet ushtarake serbe janë parë duke u larguar nga kufiri i Kosovës dhe kanë shkuar drejt Serbisë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Qeveria e Serbisë mund t’i jetë përgjigjur thirrjeve për tërheqje”, shkruan gazeta Die Zeit, raporton DW.

Njëkohësisht, gazeta rikujton se “Qeveria e Kosovës të shtunën ka njoftuar se monitoron lëvizjen e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme” dhe se “i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë demilitarizimin e zonës kufitare”.

Mediat raportojnë se presidenti serb Aleksander Vuçiq ka mohuar raportimet për një prani të shtuar ushtarake në kufirin me Kosovën. Ai në rrjetet sociale ka folur për “fushatën e gënjeshtrave” kundër Serbisë.

Shtohen trupat e Bundeswehrit?

Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën.

“Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin X (ish-Twitter) dhe theksoi se është e rëndësishme që Serbia “të zvogëlojë menjëherë numrin e njësive në kufi”.

Në të njëjtën kohë, tri partitë gjermane në pushtet, Socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), u deklaruan në favor të forcimit të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë nën komandën e NATO-s. Kjo nënkupton vendosjen e forcave shtesë të Bundeswehr-it gjerman.

“Gjermania, në konsultim me aleatët e saj, duhet të kontrollojë urgjentisht nëse mandati i KFOR-it është përmbushur plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë,” tha politikani i të Gjelbërve Anton Hofreiter për revistën “Spiegel”.

Bundeswehri aktualisht ka 85 ushtarë në Kosovë. Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon dërgimin deri në 400 ushtarë të Bundeswehrit në Kosovë.

“Ka, pra, ende vend për rritjen e kontigjentit pa pasur nevojë të ndryshohet mandati”, tha Marie-Agnes Strak-Zimmermann, presidente e komisionit parlamentar të mbrojtjes, gjithashtu për “Spiegel”.

“Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake”

Gazeta gjermane Die Welt transmeton një intervistë të publikuar nga gazeta italiane “Republika” me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin italian Michele Ristucci, i cili ndër të tjera thotë: “E vetmja zgjidhje është normalizimi i marrëdhënieve. Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, vetëm politike. Ne ushtarët mund të krijojmë vetëm kushte sigurie për dialog”.

I pyetur se sa ka ndikuar lufta në Ukrainë dhe Rusi në ngjarjet e fundit në Kosovë, gjenerali Ristucci përgjigjet: “Lufta në Ukrainë ka një ndikim të madh në çështjet globale, e Kosova nuk është imune ndaj saj. Por ajo që ndodhi këtu u shkaktua kryesisht nga dinamika e brendshme”.

Ndërsa në pyetjen se a është ide reale që KFOR-i të zëvendësojë Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, gjenerali italian thotë: “Është vendim politik. Ne vlerësojmë çdo hipotezë, vendim dhe zhvillim në koordinim me zinxhirin komandues në NATO dhe jemi të gatshëm të marrim çdo detyrë të mëtejshme”.

“Vuçiq po shfrytëzon metodat e mësuesit të tij Millosheviqit”

“Një gjë është e sigurt,” shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, “vetëm Beogradi mund të pajisë dhe të mbështesë një grup të tillë të parregullt. Madje as në veriun e egër të Kosovës, qytetarët e zakonshëm nuk kanë automjete të blinduara apo granata dore. Kur presidenti i fuqishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani pohon se nuk dinte asgjë për këtë, duhet të jesh shumë naiv për ta besuar këtë pohim. Vuçiq përdor metodën e mësuesit të tij Millosheviq, ministër i propagandës së të cilit ka qenë edhe vetë: dhuna u delegohet bashkëpunëtorëve të pavarur dhe promovohet sistematikisht, ndërsa në Evropë paraqitet si i shqetësuar dhe bëhet sikur është i gatshëm për negociata, e që në fakt është vetëm përpjekje që të fitojë kohë. Qëllimi i vërtetë është kontrolli i territorit”, vlerëson gazeta e Frankfurtit dhe konstaton:

“Burrështetasit që dikur besonin gënjeshtrat e Millosheviqit, sot duken qesharakë në rastin më të mirë. Kushdo që sot mban përgjegjësi dhe beson apo mendon se duhet të besojë se Vuçiqi është një njeri të cilit mund t’i besohet, duhet të mendojë se si do të jetë një qëndrim i tillë pas dhjetë vjetësh. Vuçiq po zbaton një strategji cinike në Kosovë dhe është koha që gjërat t’i quani me emrin e duhur. Jo vetëm në mënyrë retrospektive, me vonesë, si në rastin e Millosheviqit apo Putinit, por tani. Shtrembërimi i fakteve nga Vuçiq është loja e tij. Askush nuk po e detyron Bashkimin Evropian apo Berlinin të marrin pjesë në atë lojë të tij”./DW

Previous Post

BILD: Serbia duhet ndalur qoftë edhe ushtarakisht nga NATO

Next Post

Tregu i pasurive të paluajtshme “vazhdon” të lulëzojë, shitjet kulmojnë deri në 630 milionë euro! Bien investimet e huaja

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tregu i pasurive të paluajtshme “vazhdon” të lulëzojë, shitjet kulmojnë deri në 630 milionë euro! Bien investimet e huaja

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.