Që prej ditës së djeshme pikëpagesat rrugore kanë një çmim më të shtrenjtë se përpara. Çmimet nga dita e djeshme kthehen në procedurë pas gjashtë viteve, duke konsideruar se nuk ka më masa anti-krizë që i pat vendosur qeveria si rezultat i krizës ekonomike financiare botërore të vitit 2008.
Tani për shembull nëse dëshironi të udhëtoni nga Shkupi drejt Strugës, për katër pikëpagesa rrugore në vend që të paguani 100 denarë në një drejtim, do të paguani gjithsej 140 denarë. Por, mërgimtarët do të paguajnë 3 euro, pasi qeveria ka vendosur që vlera prej 40 denarëve të barazohet me 1 euro, që është jashtë çdo lloj matematike të shëndoshë, shkruan “Zhurnal”.
Taksë rrugore deri më tani paguhej edhe gjatë regjistrimit të makinave varësisht prej madhësisë së motorit të veturës.
Në vend se të hiqet tërëisht kjo taksë, pasi shoferët paguajën taksë rrugore në pikëpagesat rrugore kur udhëtojnë në autostradë, qeveria ka vendosur ta shtrenjtojë këtë taksë edhe atë prej 500 e deri 1700 denarë më shumë varëisht prej madhësisë së motorit të makinës.
Ndryshime janë bërë edhe mjetet tjera transportuese siç janë kamionët, autobusët dhe maunet e mëdha, e që sipas transportuesve kjo e rëndon biznesine tyre dhe në të ardhmen priten shtrenjtime të çmimeve të produkteve dhe biletave të autobusëve.
















