Numri i viktimave si pasojë e infektimit nga koronavirusi ka shkuar në 463 në Itali.
Pas Kinës, Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave, ndërsa situata në vend është mjaft kaotike. Ndërkohë që numri i të infektuarve ka shkaur në 7985 persona nga kjo sëmundje.
Autoritet po bëjnë gjithçka që të shmangin përhapjen e koronavirusit. Rreth 16 milionë persona janë vendosur në karantinë në Italinë e Veriut.
Ndërkohë që janë mbyllur shkollat, nuk lejohen tubimet apo eventet.
Popullsia italiane është në panik, ndërkohë që sipas mjekëve, viktimat nga koronavirusi janë në moshë të madhe e me probleme të mëparshme.



















