Ardiana Gashi, drejtoresh e shërbimeve publike në Komunën e Shtimes, në një prononcim për lajmi.net, tha se institucionet komunale kanë marr aksion për pastrimin e Qytetit, dhe se këtyre ditëve do të pastrohet vendi ku është e vendosur edhe shtatorja.
“Jemi në aksion të pastrimeve. Njëherë jemi duke i pastruar lumenjtë. Pastaj do të bëjmë pastrimin e varrezave dhe, po ashtu, të memorialëve e institucioneve tjera. Besoj që ai vend do të pastrohet javën tjetër, meqë po shkojmë me rend”, tha Gashi.
Dëshmori i kombit, Jetë Hasani, ka qenë ndër komandantët e parë të Komunës së Shtimes. Është vrarë në luftën e Kosovës të vitit 1998 -1999 ballë për ballë me forcat serbe.
























