• Latest
  • Trending
  • All

Shteti që shkel të drejtat e njeriut: Serbia po ua merr shqiptarëve adresat në Bujanoc dhe Medvegjë

22/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shteti që shkel të drejtat e njeriut: Serbia po ua merr shqiptarëve adresat në Bujanoc dhe Medvegjë

22/05/2016
in Aktualitet, Diaspora, Lajme

Fondin për të Drejtën Humanitare (FDH) reagon lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit. Me këtë rast, shqiptarëve u mohohet e drejta të nxjerrin dokumente personale dhe të drejtat tjera, si shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimi, dhe e drejta votimit.

Në këtë mënyrë ata faktikisht po bëhen shtetas të huaj! Reagimin e FDH-së mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Fondin për të Drejtën Humanitare (FDH) në muajt e shkuar e kanë kontaktuar shumë banorë të kombësisë shqiptare në Komunën e Medvegjës, për të treguar lidhur me praktikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të cilat në vitin e fundit u janë drejtuar kryesisht qytetarëve me kombësi shqiptare që jetojnë në këtë Komunë.

Pra, MPB gjatë vitit të kaluar ka lëshuar një numër të madh vendimesh për qytetarët e kombësisë shqiptare nga kjo Komunë, me të cilat u pasivizohet vendbanimi i deritanishëm, pasi që paraprakisht pas verifikimeve në terren është vërtetuar se gjoja personat në fjalë nuk banojnë në këto adresa. Personat e tillë pas këtyre vendimeve nuk kanë të drejtë të nxjerrin dokumente personale apo të vazhdojnë vlefshmërinë e të vjetrave, por humbin edhe një sërë të drejtash tjera të cilat normalisht i gëzojnë me vendbanim (shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimin), si dhe mund t’iu rrezikohet edhe e drejta e votës.

Vendimet e MPB-së të cilat i posedon FDH kanë të bëjnë me persona të lindur në Medvegjë dhe fshatra përreth që i përkasin kësaj komune. Disa nga këta persona në vitet 1999-2001 për shkak të represionit të qeverisë së atëhershme kanë ikur në Kosovë, por shumica e tyre kalojnë një kohë të caktuar në shtëpitë e tyre të lindjes, pra në Medvegjë.

Baza ligjore për të marrë vendime të tilla gjendet në nenin 18. të “Ligjit mbi vendbanimin dhe qëndrimin e banorëve” (“Gazeta zyrtare RS”, nr.87/11). Sipas kësaj dispozite, organi kompetent faktikisht bënë verifikimin e banimit të përhershëm, apo të banimit të përkohshëm në adresën në të cilën banori në fjalë e ka lajmëruar vendbanimin e tij të përhershëm apo të përkohshëm, dhe kjo bëhet me kërkesë të gjykatës, organeve shtetërore të drejtësisë, organeve apo organizatave tjera, si dhe përmes personit tjetër ligjor apo fizik, i cili e ka të arsyeshëm interesin ligjor. Nëse verifikohet se banori nuk banon në adresën në të cilën e ka lajmëruar vendbanimin, organi kompetent e merr vendimin me të cilën e pasivizon adresën e banuesit të përhershëm, apo atij të përkohshëm. Pas marrjes së vendimit, qytetari ka tetë ditë të lajmërojë vendbanimin e ri, në të kundërtën përgjigjet për kundërvajtje (dënimi i paraparë në para është nga 10 000 deri në 50 000 dinarë).

Në praktikë, drejtoria policore këto verifikime i ka bërë sipas iniciativës vetanake, pasi që qytetarët me të cilët ka diskutuar FDH-ja pretendojnë që nuk kanë pasë asnjë proces apo vendim tjetër juridik me të cilën ndokush do të kërkonte verifikimin e vendbanimit të tyre. Në raste të veçanta qytetarët pohojnë se nuk kanë pasur fare verifikim në shtëpitë e tyre.

Edhe vetë vendimet në shpjegimet e tyre nuk përmbajnë asnjë shkak si dhe nuk tregojnë as “burimin e operacioneve” me të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) të Serbisë kanë marrë veprime verifikuese. Një banori iu është thënë gojarisht se veprimi i verifikimit të vendbanimeve bëhet në përputhje me njëfarë “urdhri të brendshëm” apo “direktive” e cila ka ardhë nga Drejtoria Policore e Leskocit. Mirëpo, asnjë nga banorët me të cilët ka biseduar FDH-ja nuk kishte parë një dokument të tillë. Në kontaktet me Rrjetin e Këshillit për të Drejta të Njeriut në Serbi (CHRIS), është konstatuar që një praktikë e njëjtë është duke u zbatuar edhe në komunën e Bujanocit, edhe pse me një shtrirje më të vogël.

Deri tani, nga organet përkatëse me këtë rast është deklaruar vetëm Drejtoria Policore e Vranjës, me një shpjegim të zbehtë ku thuhet se dispozita ligjore e nenit 18, “Ligjit mbi vendbanimin dhe qëndrimin e banorëve” zbatohet në drejtim të të gjithë banorët pa dallim apo diskriminim ndaj asnjë grupi etnik. Këtë komunikim e ka përcjellë trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në prill të vitit të shkuar. Mirëpo kjo lloj praktike e pasivizimit të vendbanimeve me përmasa të tilla nuk është shënuar në asnjë pjesë tjetër të vendit, në çka FDH është vërtetuar duke i marrë shënimet lidhur me numrin e vendimeve të marra për pasivizim nga të gjitha Drejtoritë Policore në Serbi. Numri zyrtar i vendimeve të marra në Medvegjë, që ka ardhë nga DP e Leskocit , është 539, që për këtë komunë të vogël paraqet një përqindje shumëfish më të lartë në krahasim me vendet tjera. Për këtë arsye është më se evidente fakti që kjo dispozitë është duke u aplikuar në mënyrë më aktive tek komuniteti shqiptar.

Pasi që na janë drejtuar qytetarët shqiptarë të Medvegjës, FDH-ja kërkoi nga të gjitha Drejtoritë Policore në Serbi informata lidhur me numrin e vendimeve për pasivizim, si dhe shënimet lidhur me ate se me çfarë baze apo veprime janë marrë këto vendime. Përgjigjet që kemi marrë nga Drejtoritë Policore (shih shtojcën) janë krahasuar me numrin e banorëve të secilës komunë apo secilit qytet (në bazë të të dhënave të regjistrimit të banorëve të vitit 2011). Sipas këtij krahasimi, vendimet e marra vetëm për komunën e Medvegjës shkojnë në mbi 7% të banorëve të kësaj komune, çka paraqet një shtrirje të aktivitetit policor shumë herë më të madhe se sa në vendet tjera dhe na tregon që një praktikë e tillë është sistematike.

Kontekst i këtyre veprimeve mund të jenë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në shtatorin e vitit të kaluar në komunën e Medvegjës dhe në të cilat bindshëm fitoi koalicioni rreth partisë në pushtet asaj të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Nga deklaratat e asaj kohe të nënkryetarit të kësaj partie, njëherit edhe ministër i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviqit, na lë të kuptojmë rëndësinë që partia në pushtet i ka dhënë fitores në këtë komunë me mezi 8 000 banorë, duke apeluar në “vërtetësinë e realitetit që Medvegja mbetet një komunë serbe”, edhe pse një numër “i madh i shqiptarëve nga Kosova ’kanë ardhë’ me autobus për të votuar në Medvegjë edhe pse nuk jetojnë në këtë komunë” pavarësisht “frikës së formimit të asociacionit të komunave shqiptare”.

Edhe pse deri tani nuk ka shenja që pasivizimi i vendbanimeve ka ndryshuar strukturën e listave votuese, prapëseprapë mbetet shqetësim i madh që kjo përfaqëson edhe një instrument tjetër që pjesëmarrja e përfaqësuesve shqiptarë në institucione qeverisëse, si lokale ashtu edhe shtetërore, të minimizohet. Përtej ushtrimit të së drejtës së votës, pasivizimi i vendbanimeve – e cila në praktikë bëhet në formë të shënimeve të veçanta apo shënjimit në sistemin informativ të MPB-së – përbënë një barrierë edhe për nxjerrjen e dokumenteve personale, por edhe për zgjidhjen e të drejtave tjera subjektive.

Dhe, së fundmi, banorët e kombësisë shqiptare të Medvegjës dhe Bujanocit në këtë mënyrë edhe faktikisht bëhen shtetas të huaj, dhe jo shtetas të Serbisë gjë që janë që nga lindja. Ndërsa, fakti që përkohësisht apo më gjatë qëndrojnë në territorin e Kosovës apo në ndonjë vend tjetër të huaj nuk guxon të ndikojë në realizimin e të drejtave të cilat u takojnë si shtetas të Serbisë. Më tej, masat e tilla mund të përfaqësojnë vetëm vazhdimësinë e politikës së dëbimit dhe diskriminimit sistematik të shqiptarëve, e cila në njëzet vitet e fundit është bërë përmes mjeteve të ndryshme dhe sidomos përmes mjeteve shtypëse.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga ky rajon, lidhur me këtë problematikë u kanë tërhequr vëmendjen një numri të madh të institucioneve si dhe politikanëve të shumtë, por pa sukses. Zotëri Haki Emini i cili është i lindur në fshatin Tupallë (Medvegjë) i është drejtuar edhe Avokatit të popullit mirëpo deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Në raportet vjetore të Avokatit të popullit për vitet 2014 dhe 2015 nuk përmendet askund problemi i pasivizimit të vendbanimeve”, thuhet në reagimin e FDH-së. /Telegrafi

Tags: edi rama
Previous Post

VIDEO/ Durrës, përfundojnë në kanal me makinë, më pas shkojnë në tallava

Next Post

Aksidenti me vdekje në Durrës, ndalohet drejtuesi i makinës, ishte i dehur

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Aksidenti me vdekje në Durrës, ndalohet drejtuesi i makinës, ishte i dehur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.