Vendin e dytë për numrin më të madh të vizitorëve e shënuan shtetasit nga SHBA-ja me 6065 vizita, ndërkohë që viti 2014 nga këta vizitorë shënonte shifrën 5283. Pas SHBA-ve vizita bënë shtetasit nga Gjermani me gjithsejtë 6194. Pastaj Turqia, me 5380 vizita, për tu pasuar nga Zvicra me 5202 vizita.
Rekord kanë shënuar edhe vizitat nga Kroacia, me 3883 vizita, deri sa ne vitin 2014 nga ky shtet hotelet e Kosovës ishin vizituar nga 1757 persona.
Edhe shtetasit nga Austria, Britania e Madhe, e Italia kanë shënuar shifra rekorde të vizitave.
Hotelet më së paku u frekuentuan nga shtetasit polak, gjitsjetë230 vizita, por ne vitin 2014 ky numër ishte dukshëm më i vogël me vetëm 46 vizitor.
Në vitin 2015 hotelet e Kosovës janë vizituar nga 79 mijë e 238 vizitorë të huaj, nga ku janë bërë 120 net gjumë, ndërsa në vitin 2014 hotelet ishin vizituar nga 61 mijë vizitorë. Ndërkohë, marr parasysh edhe vizitorët kosovarë, hotelet gjatë vitit 2014 shënuan 120 vizita.
Qytetet më të frekuentuara kanë qenë Prishtina, Peja, Prizreni, e Ferizaj.























