Zëdhënësi Hope Hicks, i tha CNN-it se kjo nuk u bë për shkak se nuk kanë dashur të specifikojnë asnjë viktimë në deklaratën e tyre.
“Derisa janë vrarë 6 milionë hebrenj nga nazistët, 5 milionë të tjerë janë masakruar gjatë gjenocidit të Hitlerit, duke përfshirë priftërinj, romë, njerëz me aftësi të kufizuara, komunistë, Dëshmitar të Jahovait, anarkistë, polak e sllav dhe të tjerë që i kanë rezistuar regjimit”, deklaron Hicks.
“Ka qenë nder për ne që të lëshojmë një deklaratë për këtë ditë kaq të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Kjo deklaratë e Shtëpisë së Bardhë është kritikuar ashpër, pasi presidentët e mëhershëm në këtë ditë kanë përmendur viktimat hebreje.























