Grupi nga Gjilani “Shtegtarët e Lirë“ të cilët e kanë filluar misionin e tyre për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dje kanë arritur në Bruksel.
“Shtegtarët e Lirë”, kanë paralajmëruar se në ora 14:15 do të jenë në Bruksel për të çuar përpara vullnetin e tyre, ndërsa sot (e premte) pritet të kthehen në Kosovë.
Njëri nga anëtarët e këtij grupi ka shkruar në Facebook se Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani, dhe Liridon Basha janë me shëndet të mirë dhe të fortë moralisht e fizikisht dhe besojnë në realizimin e qëllimit të misionit për kauzën për Liberalizimin e Vizave për kosovarët.














