Kadri Karaca, në emër të banorëve të lagjes tha se nuk janë kundër Xhamisë e as kundër fesë, por janë kundër lokacionit që aty në atë hapësirë të ngushtë të ndërtohet Xhamia.
Por kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi tha se Bashkësia Islame e ka blerë atë pronë për ndërtim të xhamisë dhe pret nga komuna që të jep lejen për ndërtimin e Xhamisë. Edhe pse ka pas propozime nga anëtarët e Kuvendit, Ilmi Azemi, Fatime Haziri dhe Muharrem Shabani që të dialogohet me banorët dhe bashkësinë islame për zgjedhjen e këtij problemi, megjithatë Kuvendi ka vendos që ashtu siç është paraparë me ligj që drejtoria e Urbanizimit të vendos për këtë çështje.























