Komisioni i Politikave të Jashtme, do të shqyrtojë sot dy kandidaturat e propozuara nga Ministria e Jashtme për ambasadorë, pikërisht në dy vende ku deri më tani është përfaqësuar me të ngarkuar në detyrë. Sot përpara anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, do të jetë Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, e cila deri para pak kohësh ka qenë ambasadore e vendit tonë në UNESCO. Besiana Kadare është propozuar të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jorezident. Ndërkohë që kandidatura tjetër për ambasador është ai i Gjergj Teneqexhiut, i cili është propozuar të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident. Ndërkohë qe nga tetori i vitit të kaluar Shqiperia nuk ka Ambasador në Londër.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















