ITALI-Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, për grabitje dhe dhunë ndaj gruas së tij. Çifti po kryen procedurat e ndarjes, ndërsa gruaja prej ditësh ishte transferuar nga Milano në Genova së bashku me dy fëmijët e mitur, për të filluar një jetë të re.
Mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari i kishte ngritur kurth gruas dhe po e priste në dalje të një lokali në Lungobisagno Dalmazia në Genova. E trembur, ajo tentoi të futej në makinë, por shqiptari e kapi për flokësh dhe i vendosi një thikë në fyt.
Në përpjekje e sipër për t’i shpëtuar agresionit, gruaja arrin të telefnojë policinë, duke detyruar 33-vjeçarin që të largohej. Përpara se t’ja mbathte, shqiptari i vodhi portofolin gruas dhe makinën.
Në një kohë të shkurtër, karabinierët arritën të neutralizonin shqiptarin, i cili tashmë ndodhet në burgun e Marassit. Në makinë u gjetën dy thika dhe portofoli i vjedhur. Gruaja ndërkohë u dërgua në një qendër shëndetësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.




















