Siç kuptohet edhe nga bileta fituese, skedina është vendosur në orën 20:40 të së martës kur në SHBA sapo kishte nisur dhe procesi i votimit.
Kompania kishte vënë koeficientin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillary Clinton, koeficienti ka qenë 1.15.
Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet. Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak shqiptarë besonin se do të ndodhte.























