Disa familjarë me fëmijët pranë u kërkuan me mirësjellje shqiptarëve të visheshin, pasi zona nuk ishte për nudistë. Por, djali shqiptar, iu përgjigj se aty nuk kishte asnjë shënim që ndalonte plazhin nudo, e as urdhër.
Por nga fjalët dhe replikat situata ka degjeneruar në sherr fizik. Një italian nisi të rrihej me shqiptarin, ndërkohë që vajza shqiptare nisi të hidhte shishe plastike e sende të tjera, si për të ndarë sherrin.
Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë pushues, që ndanë dy personat që po ziheshin, ndërkohë që të tjerë kërcënuan se do njoftonin policinë.
Kaq ka mjaftuar që shqiptarët të tërhiqeshin, të visheshin e të largoheshin nga plazhi.






















