• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarët në mjerim politik, ekonomik dhe shpirtëror

13/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqiptarët në mjerim politik, ekonomik dhe shpirtëror

13/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Shqiptarët përpara nevojës për të revolucionarizuar mendimin drejt një shoqërie të së ardhmes. Sa herë që ndez televizorin për të parë ndonjë lajm, të zë frika se mund të dëgjosh çmendurinë e radhës. Çdo ditë merr vesh që krimi makabër është bërë çështje e momentit dhe ndodh kudo, në çdo cep të këtij vendi të vogël, që nuk ofroi dot kurrë, infrastrukturë për të kultivuar e promovuar qytetarinë. Çmimet që rriten çdo ditë, konsumi që ka rënë dhe ngërçi ekonomik shoqëruar me papunësinë, janë lajmet që diskutojnë të rinjtë në tryezat e kafeneve.

Ekonomia as më shumë e as më pak, nuk na bën përshtypje deri në atë pikë, sa të lëmë gjithçka mënjanë dhe të turremi shesheve për protesta, siç mund të bëj çdo i ri që është i ndërgjegjshëm se asgjë nuk po shkon siç do ta dëshironte, nga kjo qeverisje. Asgjë nuk na bën me përshtypje edhe pse shesheve të qyteteve fluturojnë si në serialet me mafie Siçilie, makinat me tritol dhe njerëzit shkrihen brenda tyre, si të jenë copa dhjami. Mafia ka zaptuar Shqipërinë dhe qetësia e rendi, janë terma që sfidojnë këtë qeveri. Jo se nuk ndodhnin më përpara, por sot nuk ka ditë që rendi të mos kërcënohet nga vrasjet dhe vjedhjet, apo poshtërsitë perverse.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kjo nuk mund të jetë shoqëria dinjitoze ku do të plakemi, të cilën do tua lëmë fëmijëve në të ardhmen e aq më tepër nuk ishte kjo, gjendja që dëshiruan 1 milion shqiptarët që votuan rrotacionin në kahun e majtë. Duket se asgjë nuk na bën më përshtypje, sepse përshtypje nuk i bën as qeverisë, si rregullatori i mirëqenies në shoqëri, si instrumenti i rregullit dhe zbatimit të ligjit për të bërë shembull cilindo që lajthit. Të flasësh për ekonominë që shqetëson jo pak por këdo sot, është si të flasësh për dasmën në një shtëpi që i del tymi. As ekonomia e as trafiqet e drogës dhe vjedhjet e bankave nuk të bëjnë ndonjë përshtypje sepse qëndrimi politik është liberal ndaj fenomeneve të cilat deri dje, i kemi cilësuar të dëmshme.

Të bërit politik sot, nga ata që janë votuar për të mbrojtur vetëm interesin e popullit dhe shtresave në nevojë, është përqendruar ethshëm vetëm tek performanca e gënjeshtrave të thëna sa me bindshëm dhe kodit të higjienës në institucione, a thua se korrupsioni në dogana dhe ryshfetet e ministrave përligjen, po të jesh larë, parfumosur dhe veshur mirë. Kjo është mendësia rilindase, por jo mendësia e 1 milion të “vobektëve” që votuan qorrazi apo inatçe në 23 qershor të vitit 2013, alternativën e majtë.

U mbytën në shtëpinë e tyre dy gra të moshuara nga kusarët. Një ditë më parë u hodh në erë sërish në Vlorë, një makinë me 500 gr tritol sa që as nishani i shoferit nuk u gjet. Një vajzë e re që zoti e bëri nënë për herë të parë, nga kaprico dashurie u kthye në një vrasëse, mbyti foshnjën e saj pak minuta pas lindjes duke e varrosur në oborrin e shtëpisë. Para pak ditësh një pervers që e promovoi partia e 1 milion shuplakave, dridhte çelësat në zyrat e punësimit për të nëpërkëmbur nevojtarët dhe kërkonte favore seksuale me minorenë.

Lind pyetja të gjitha këto pse ndodhin? Ndodhin sepse shqiptarët besuan tek ndryshimi që vjen përmes rilindjes.
Qeverisë asgjë nuk i bën përshtypje dhe popullit aq më pak, përderisa ngjarje të tilla nuk parandalohen. 1 milion votues besuan tek rrotacioni politik verbërisht, më shumë se çdo investim rrugësh, fermash, turizmi, ndërtimi, që panë në 8 vitet e fundit. Votuan ata që mediatikisht u denoncuan për ryshfete të majme në ministritë që drejtuan.
Mos vallë asgjë nuk bën më përshtypje, apo përshtypja bën vetëm kur tek troket në derë vjedhja, vrasja dhe perversiteti?

Shoqëria shqiptare nuk mund të jetë në kompromis me ryshfetin, nuk mund të heshtë përballë spektaklit mafioz. Nuk mund të mbyllë sytë përballë nepotizmit dhe klientelizmit. Nuk mund të dëgjojë me broçkullat e një qeverisje pa strategji dhe objektiv të qartë. Nuk mund të heshtë pa denoncuar dhe mbajtur qëndrim.

Shoqëria jonë ka nevojë imediate të ndryshojë mënyrën e të menduarit. Nuk duhet të përbëjë shqetësim me kë shoqërohet komshia, ku e pi kafen apo kalon pushimet një politikan apo një vip. Nuk ka nevojë të dijë cili është i dashuri i radhës së shoqes së klasës apo çfarë emri i vuri djalit që lindi, kryeministri. Shoqëria shqiptare duhet të jetë forca që kërcënon çdo qeveri në rast se nuk krijon klimën e mirëqenies. Mendimi duhet të jetë leva që lëviz të pamundurën ku është zhytur shoqëria, duhet të jetë ushqimi pozitiv i stomakut të rënduar, të këtij populli të varfër jo vetëm ekonomikisht por edhe shpirtërisht.

Previous Post

Klinaku: Albin Kurti përdor elementin kombëtar për interesa personale

Next Post

Kriza e artistit dhe superkriza e kulturës – Kolec Traboini

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kriza e artistit dhe superkriza e kulturës - Kolec Traboini

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.