• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarët në Kinë/ Të lënë “në pikë të hallit” nga qeveria

12/09/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqiptarët në Kinë/ Të lënë “në pikë të hallit” nga qeveria

12/09/2021
in Aktualitet

Edison Myrteza – Pekin

Shqiptarët këtu në Kinën e largët, po përjetojnë një ndër situatat më të vështira të jetës së tyre. Thjesht e shkurt, “janë në pikë të hallit”, pasi prej kohësh (disa prej tyre edhe gati disa vitesh), po përballen me pamundësinë e rinovimit të pasaportës biometrike. Ata nuk mund të kthehen dot në Shqipëri për të rinovuar dokumentat përkatëse për shkak të situatës së Covid-19.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pamundësia e lëvizjes

Covid-19 ka mbyllur thuajse çdo shteg për emigrantët shqiptarë këtu në Kinë për t’u kthyer dhe rinovuar pasaportën biometrike. Duke qenë se një numri jo të vogël shqiptarësh u ka skaduar aftai i vlefshmërisë së pasaportës dhe lejës së qëndrimit, është e pamundur të lëvizin dhe të dalin jashtë zonës ku ndodhen dhe jetojnë. Frika e kapjes nga policia, dënimi me gjobë të majme dhe burgosja, janë frika kryesore e shqiptarëve që prej nisjes së pandemisë dy vjet më parë.

Policia kineze dhe Zyra e Emigracionit, janë shumë strikte në kërkimin e dokumentacionit dhe nuk duan të marrin parasysh asnjë justifikim, i cili me një dokument të thjeshtë nga qeveria shqiptare dhe ambasada jonë si pjesë e punës rutinë, të mos lejojë asnjë mundësi problemi për emigrantët shqiptarë në Kinë

Qeveria shqiptare “Asnjë ndihmë” 

“Vrimë në ujë”. Kështu e kanë quajtur shqiptarët deklaratën e dhënë disa muaj më parë nga Ministria e Brendshme shqiptare, e cila deklaroi se “Pekini do të jetë qyteti i parë që do të nisë punën për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave për shqiptarët që jetojnë në Kinë dhe Azi”. Kjo deklaratë duket sikur i gëzoi në një farë mënyre shqiptarët, por që prej muajit Maj kur u tha dhe deri tani “është luajtur me të gjithë këtu”. Sipas shqiptarëve në Kinë, “kjo deklaratë është bërë sa për të larë gojën se gjoja po mendohet edhe për ne në Kinë”.

Ambasada e Shqipërisë, tallet me shqiptarët 

Menjëherë pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, kanë mësyrë një numër jo i paktë shqiptarësh pranë Ambasadës Shqiptare këtu në Pekin për të marrë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm. Arroganca e konsullit të ambasadës dhe përgjigjet e dhëna prej tij, ndaj kërkesave për ndihmë urgjente, “të zyrtarizuara me foto dhe pamje konkrete”, lenë jashtë mase për të dëshiruar. Konsulli u kërkon shqiptarëve që të kthehen në Shqipëri pa u dhënë asnjë dokument ndihme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportës dhe lejës së qëndrimit.

Dhe jo vetëm kaq, por një pjesë e dokumentave të rëndësishme, merren nga shqiptarët me anë të fotove të dërguara me rrjetet sociale dhe aspak nëpërmjet rrugëve zyrtare siç i takon një ambasade. Konsulli deklaron se “nuk është në djeni të këtij informacioni” edhe pse media në vend nuk ka lënë ditë pa folur mbi këtë pikë dhe se vetë ai është kontaktuar personalisht nga disa drejtues të Zyrës Konsullore në Tiranë. Madje, konsulli Imeraj shton se “të kërkohet ndihmë direkt nga Tirana për këtë problem madhor dhe jo në Ambasadë”. Nëse shqiptarët në Kinë kontaktojnë direkt me Tiranën, atëherë ambasada për çfarë duhet këtu?

Institucionet nuk marrin përgjegjësi 

Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme dhe zyrat e Aleat, nuk mbajnë asnjë faj ndaj “katrahurës” dhe “gjendjes së rëndë” ku ndodhen shqiptarët në Kinë. Të treja institucionet, ia hedhin fajin njëra-tjetrës për indiferencë ndaj situatës dhe mosdëshirës për të zgjidhur problemin. Nëse për aktivitete kulturore, vizita të ndryshme dhe pazare për të mbushur çantat, drejtuesit e këtyre institucioneve janë të parë që vijnë në Kinë, për shqiptarët që e kanë detyrim t’u vijnë në ndihmë bëjnë “qorrin dhe shurdhin”.

Pamundësia për të rinovuar pasaportën personale në Pekin, ka bërë që shumë shqiptarë që punojnë në Kinë të humbasin punën, pasi pronarët nuk u rinovojnë letrat e qëndrimit. Janë jo të paktë edhe ata të cilët janë ndarë familjarisht dhe rrezikojnë të ndahen, pasi skadimi i pasaportës i ka detyruar që të kthehen në Shqipëri me biletën deri në 5000 dollarë si çmim vajtje në Shqipëri. Shqiptarët në Kinë janë “në ditë të hallit”, të harruar nga shteti për gjithçka.

Post Views: 86
Previous Post

Shifra alarmante në Francë/ Mbi 10 mijë të infektuar me COVID në spitale

Next Post

Rastësitë që shpëtuan babanë shqiptar dhe vajzat nga tragjedia e 11 Shtatorit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rastësitë që shpëtuan babanë shqiptar dhe vajzat nga tragjedia e 11 Shtatorit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.