Disa shqiptarë janë duke luftaar kundër forcave proruse në qytetin ukrainas Donjeck, kanë lajmëruar shumë media ndërkombëtare duke u thirr në burime të shërbimeve sekrete. Sipas tyre, ushtarët shqiptarë, krah për krah me ushtarë ukrainas mbrojnë aeroportin në qytetin Donjeck.
Mediat kanë njoftuar për “shqiptarë që mbrojnë aeroportin e Donjeckut” nga forcat proruse, pa precizuar nëse bëhet fjalë për shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, transmeton “Lajm”.
Ministri i mbrojtjes së forcave proruse në të ashtuquajturën “Republikë e Donjeckut” Igor Strellkov, ka komentuar informacionin për prezencën e shqiptarëve në aeroportin e Donjeckut, duke mos konfirmuar apo demantuar atë.
“Po, kam dëgjuar këtë informatë të shërbimeve sekrete, por nuk mundem ta konfirmoj atë”, ka deklaruar Strellkov.















