Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia e rëndë në Greqi, ku një familje me origjinë shqiptare u gjetën të masakruar me sëpatë në banesë.
Vetëm pak minuta nga ngjarja e rëndë, burimet bëjnë me dije se dyshohet se shkaktarë për vrasjen e 4 familjarëe, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijëve të mitur njëri 1 vjeç dhe tjetri dy vjeç, dyshohet të tjerë ish-bashkëshorti i gruas, e cila fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit të tij.
Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm zonën Andravidha, por mbarë shtetin helen. Forca të shumta police, grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po kryehet ekspertiza mjekoligjore e trupave të pajetë.
Sipas fqinjëve të cilët jetojnë pranë banëses së tyre, ata shprehen se ka qenë fëmija 11 vjec, i cili ishte fryt i martesës së viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes, pra ish-bashkëshortit të saj, ai i cili fillimisht gjeti të masakruar e gjakosur, 2 vëllezërit e tij dhe mamanë.
Sipas burimeve gruaja është rumune dhe bashkëshorti i saj me origjinë nga qyteti i Fierit. Për ish-bashkëshortin, nuk ka ende detaje, madje nuk dihet as identiteti i tij. Banorët e zonës thanë se pamjet brenda banesës janë të tmerrshme dhe vendi i krimit është totalisht i gjakosur. Trupat ndodhen ende në baneë, ndërsa vijon puna e policisë dhe autoriteteve për kryerjen e ekspertizës së plotë.



















