“Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, informohemi se: Kanë mbërritur në Romë me helikopter, në spitalin Gemelli, nëntë të plagosurit e parë nga tërmeti në Amatrice, ndër të cilët pesë janë shqiptarë. Të plagosurit i janë nënshtruar mjekimit të menjëhershëm dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën”, ka shkruar Bushati në facebook.
Nga tërmeti 6,2 shkallë i cili goditi Italinë deri më tani është raportuar për 37 të vdekur dhe qindra të lënduar.























