Shqiptarët e Britanisë, nën organizimin e Bashkim Reçit, Isamedin Zharkut dhe Selim Rakės mblodhën 7000 Euro për Shoqatën Humanitare Kaçanikase, ku ishte i pranishëm edhe themeluesi dhe kryetari i saj z.Kadri Dogani. Sipas organizatorëve të kësaj mbrëmjeje humanitare, që u mbajt me 27 qershor 2015 në Londër, bashkatdhetarët tanë në Britani kanë mbledhur fonde për Shoqatën Humanitare Kaçanikase me vlerë prej €.7000 duke përfshirë këtu edhe të hollat që mblodhën nga bizneset shqiptar Carpe Diem, The Queens Arms dhe punëtorët e Prezzo Restaurant në Euston të Londrës.
Nga Kosova enkas për këtë mbrëmje ka ardhur edhe themeluesi dhe kryetari i Shoqatës Humanitare Kaçanikase, Kadri Dogani. Falenderimet për kontribut në këtë mbrëmje i shkojnë edhe këngëtareve dhe muzikantëve Nexhat Jaha, Abedin Zenunit, Gëzim Shkrelit,Tina Shkreli, Sadie Zharkut, Ejup Rexhës, Faton dhe Magbule Bakollit, Burim Halimi Statovcit, Buq Abrashit, Blerim Hajdarit, Isamedin dhe Vigan Zharkit. Poashtu mbrëmjen e zbukuruan dhe raspodët e njohur nga Londra: Gëzim Morina dhe Ylli Shuti. Falenderohet për ndihmën edhe Abedin Bajraktari dhe mysafirët të cilët e nderuan mbrëmjen: Mustafë Avdiu nga Konsulata e Republikës së Kosovës, Maliq Vllasaliu kryetar për komunitetin shqiptar në Harrow, shkrimtari Ruzhi Jata, Xhevat Morina si dhe biznismenët e suksesëshëm si Eqrem Ratkoceri, Kastriot Kuqi, Fadili G dhe Afrim Alidemi. Ndërsa programin humanitar e udhëhoqën: Adelina T Badivuku dhe Bashkim Reçi.
*Bashkim Reçi Kryetarë i Lidhjes së Diasporës Londineze për Shqiptarët në Maqedoni















