Shqiptarët e Amerikës do të protestojnë përpara selisë së Kombeve të Bashkuara.
Ata kanë konsideruar se do të protestojnë “kundër shtypjes së shqiptarëve nga pushtuesi sllavo-maqedonas”.
“Të gjithë të bashkuar pa dallim krahine, feje dhe ideje janë të ftuar për pjesëmarrje në këtë demonstratë që ta ngremë zërin fuqishëm se ne shqiptarët jemi të bashkuar kunër armikut” thuhet në njoftimin e protestës.
Në njoftim thuhet se do të protestohet sot nga ora 1:00 – 3:00 pasdite, në adresën: Dag- Hammarskjold Plaza Rruga 47 Avenue.
















