• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarët dhe pluralizmi

13/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqiptarët dhe pluralizmi

13/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Prof.dr. XHEVDET NASUFI

Që në fillim, miq të dashur, nuk mund të mos rifreskojmë kujtesën dhe vetëdijen tonë kolektive me  faktin se përjetimet madhore dhe pozitiviteti admirues në Ballkan, në veçanti për shqiptarët si populli më i vjetër i tij, nuk kanë ardhur shpejt e as lehtë (atëherë kur kanë ardhur), por mjerisht nga errësira e thellë, nga pasiguritë e mëdha. Kanë ardhur edhe nga djersa e gjaku e nga skëterra e ferrit, që shekuj me radhë na kanë përcjellë pamëshirshëm si komb dhe si popull. Gjithmonë e kemi luftuar errësirën e tmerrshme dhe gjenerata të tëra janë shkrirë, flijuar dhe humbur në të pa trazuar ndërgjegjen dhe vetëdijen e të fuqishmëve apo dëmbërësve të tjerë. Në këtë holokaust dhe katrahurë kombëtare për fatin tonë të mirë dhe rrugëtimin e mbarë kemi pasur edhe një mik të çmuar, i cili në kujtesën tonë kolektive duhet të mbetet si një pikë shëndritëse e historisë sonë  kombëtare, jo vetëm në të kaluarën e largët dhe të afërme, por edhe për në rrugëtimin e mëtejmë, kemi pasur SHBA-të dhe amerikanët. Nuk është e rastësishme që historia botërore zëshëm dhe fuqishëm ka konstatuar dhe konstaton paanshëm dhe lehtësisht se: ”Hapësira ballkanike është një shkretëtirë e populluar, e ashpër, malore, e rrëpirtë, e nxehtë dhe e ftohtë. E lagur nga lotët e kripur të detërave, e rrahur nga shqotat e luftërave e cingërima e maleve, e pikëlluar nga gjaku e dhembjet, e plagosur për vdekje dhe e mbushur sërish me jetë”. Ilustrimi dhe përshkrimi është i denjë e spirituoz, por edhe emblematik e në veçanti për shqiptarët, si njëri nga dy popujt jo barbar dhe autokton të Ballkanit me histori më të lashtë dhe ngjarje të bujshme, por akoma i etshëm për mirëqenie, barazi, demokraci dhe  liri, në njërën anë, dhe për shoqëri e institucione plurale, që nuk e goditin dhe dëmtojnë demokracinë, në anën tjetër. Ky anakronizëm, arkaizëm dhe konfuzitet historik dhe vijues (intensiteti i ndryshëm) me tërë sublimen që ngërthen iu atribuohet shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Këtu në Maqedoni, ku, edhe pse me atributin e shtetformësisë juridikisht, në numër të konsideruar qytetarësh, akoma janë të goditur nga segmentarizimi i skajshëm  etnik dhe konfesional, nga ndjenja e hegjemonisë maqedonase në veçanti dhe sundimi totalitaro-militar i qeverisë aktuale, e të mos flasim për Shqiptarët  në Mal të Zi, Serbi e Çamëri.

            Miq të dashur, edhe pse sot historia ndërtohet dhe shkruhet në rrethana të ndryshuara, nuk mund të mos vërejmë në vijimësi ngjashmëri  ekzemplar të riformatuara, që edhe sot ngacmojnë ndërgjegjen dhe vetëdijen e zgjuar, posaçërisht kur ato riformësohen si modele të skëterrës së shkuar në histori. Më kujtohet një ish politikan i lartë shqiptar në administratën federative, që i sugjeronte politikës federale jugosllave atëherë strategjinë ekzemplare antishqiptare, se si më lehtë të thyhet qëndrueshmëria e shqiptarëve ndaj presionit sllav. Ja si shprehej ai : Nëse dëshironi me lehtësi të thyhet qëndrueshmëria dhe të fitohet përkulshmëria e shqiptarëve, lini pa bukën e gojës fëmijët e tyre. Ai shqiptar(!!!) e dinte e dinte më së miri, se ishin fëmijët kënaqësia dhe begatia më e madhe biblike e bashkëkombësve të tij. Kështu i këshillonte politikani shqiptar pushtetbërësit sllavë. O tempora, o mores!?

Aktualisht sikur sheshazi po përballemi me një fenomen karakteristik, që konsisiton në  manipulimin e skajshëm të shumë zhvillimeve dhe vlerave etnike, por edhe të manipulimit ekstrem të politikës e pluralizmit politik, gjë që dukshëm po i  dëmton proceset demokratike në shoqërinë shqiptare. Efektet e veprimit të këtillë janë të pranishëm dhe lehtësisht të konstatueshëm si në Maqedoni,Kosovë, Shqipëri por gjithkund ku jetojnë e veprojnë Shqiptarët. Nëse i referohemi doktrinës politike, atëherë është mbisundues mendimi dhe qëndrimi,  se sistemi shumëpartiak (më shumë se dy parti) për shoqëritë dhe sistemet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët aktualisht  është më pak i akseptueshëm, respektivisht më pak funksional. Favorizimet dhe benefitet e sistemit dypartiak për dallim nga ai shumëpartiak janë mbisundues. Kjo për arsye të thjeshtë dhe pragmatike, pavarësisht që janë të padallueshëm dhe simbiozë në kuptimin doktrinar dhe  si element  thelbësor i shoqërive plurale në semantikën e tyre. Konkretisht , kur në shoqëritë plurale analizohen dhe komparohen dy elemente përmbajtësore të pluralizmit,  nxirret përfundimi  si vijon: Shoqëria plurale  në strukturën dhe përmbajtjen e vet në parim ngërthen organizimin politik partiak i mbështetur dhe i ndërtuar në mbrojtjen, arritjen dhe ruajtjen e interesave të caktuara,qofshin etnike,ekonomike, zhvillimore, politike, apo të ndonjë sfere tjetër. Në Maqedoni kjo është e ekstremizuar në kuptimin etnik, pasi të tëra partitë politike kanë përbërjen,strukturat dhe  programet në baza etnike, që vetvetiu parafrazon, apo i qartëson  problemet e hapura etnike veç  mes shqiptarëve dhe maqedonasve,por edhe përbrenda etnive. Pra,nëse nisemi nga ideja, se grupimi partiak (organizimi politik dypartiak) është artikulim më i lehtë i interesave të caktuara grupore, duke anashkaluar  përbërjen ideore, gjykojmë në këtë sens, se organizimi partiak (grumbulluesit e tij) i kanë sistemuar dhe grumbulluar  gjatë veprimit paraprak interesat politike, që lehtësisht sistemohen dhe segmentarizohen etnikisht, apo për objektiva të tjera për dallim nga sistemi shumëpartiak (më shumë se dy parti) në të cilin është  më vështirë të sistemohen, grumbullohen dhe segmentarizohen interesat e grupimit. Mirëpo, paralelisht me këtë në kuadër të këtyre nënsistemeve gjithmonë plurale, edhe kontrollimi dhe qartësimi i kufijve të interesave të sistemuara, e në veçanti të elitave politike të tyre, është skajshëm  më i vështirë në sistemin plural shumëpartiak, për dallim nga sistemi plural dypartiak. Pra, kufijtë përkufizues dhe kontrollues të interesave të sistemuara të grumbullimeve  politike më lehtë  dhe më shpejtë përcaktohen dhe kontrollohen në sistemet dypartiake.  Shembull tipik i këtillë është vet Shqipëria dhe Kosova(kjo tani më tejet karakteristike në përmasa doktrinare)  së fundit, ku edhe një grupim i vogël politik, jo për shkak të performimit të vet, apo se ka promovuar ide dhe projekte madhore zhvillimore, apo që ka produktuar qeverisje dhe produkte qeverisëse madhore, qenësisht ka determinuar, apo determinon qeverisjen. Pra,qenësisht ka indikuar apo ndryshuar  skenën politike, pikërisht si rrjedhojë e sistemit shumëpartiak,  që ngërthen në vehte mjaft mangësi dhe anomali, të cilat reflektojnë edhe më ndjeshëm në sistemet dhe shoqëritë në tranzicion, siç është Shqipëria, Maqedonia e Kosova. Konkretisht, në shoqëritë tranzituese sistemet e këtilla plurale politike në nivel të qeverisjes, duke përfshirë qeverinë dhe  institucionet e qeverisë dhe tërë organet në varshmëri të saj, në esencën e veprimit të vet manifestojnë shkallë  të theksuar mosefikasiteti, pragmatojnë dhe produktojnë nivel të lartë mosmarrëveshje, moskoordinim dhe disharmoni , që implikon lëshime dhe dëmtime që dobësojnë sistemin, që sulmojnë demokracinë, që cenojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit e që dobësojnë qeverisjen në tërësi. Konkretisht, gjendjet e tilla shoqërore të legjitimuara dhe legalizuara në zgjedhje parlamentare, apo që ndërtohen në situata dhe për nevoja të veçanta, si p.sh qeveria e zgjëruar pas konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, apo zhvillimet e papritura pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, në fakt krijojnë hapësira dhe produkte politike, që dëmtojnë tërë zhvillimin efikas të qeverisjes. Në Kosovë kjo tani po manifestohet ka gjatë kohë në formën më negative të mundshme, në radhë të pare për liderët partiak,por edhe për mbar shoqërinë kosovare dhe institucionet e saj. Fundja është tejet sinjifikativ fakti se shumë parti të vogla, jo që detonizojnë efikasitetin e qeverisjes, por edhe më vështirë se aq, vështirësojnë harmonizimin dhe koordinimin e interesave  fillestare apo interesave që i kanë paraprirë ndërtimit të qeverisë. Krahas kësaj efektet e njëjta negative të këtij nënsistemi manifestohen edhe në fazën e kontrollimit të interesave të përkufizuara dhe sistemuara  fillimisht. Sigurisht që këto mangësi qenësore, që manifestohen në sistemet e këtilla qeverisëse tek ne e që me siguri nuk janë edhe të vetme, eventualisht do të mund të evitoheshin apo minimizoheshin, sikur të mos mungonte  bashkëbisedimi intensiv, koordinimi kombëtar dhe ndjenja për interesin e bashkësisë në mënyrë të sinqertë si dhe përgjegjshmëria për të bërat  dhe të pabërat.

   Mjerisht, në politikën shqiptare mbisundon interesi i elitave politike, bile edhe karshi grupimit politik partiak në kuptimin doktrinar, andaj edhe shumpartiakizmi skajshmërisht është duke u poentuar në benefit dhe konto të elitave politike dhe interesave të tyre, që manifestohen lehtësisht në mbijetesën e tyre të gjatë në politikë dhe liderizëm, edhe përpos dështimeve në qeverisje ose në politiken oponuese karshi qeverisjes.

   Kuptueshëm, në këtë  storie politike fenomeni i shfrytëzimit të demagogjisë politike, jo që është i skajshëm dhe  i  pashembullt, por paralelisht ai shndërrohet në mjet dhe përmbajtje themelore e të ashtuquajturave rezultate qeverisëse. Shkohet bile aq larg, sa që  demagogjia e këtillë përfshin edhe  të ashtuqujturat  përvoja  komparative pozitive, duke përfshirë edhe ato të sistemit dypartiak amerikan  në llafime politike. Ky sistem në praktikë, jo që nuk respektohet, përkundrazi sfidohet dhe anashkalohet pothuajse  tërësisht. Shqetësimi për  këtë duhet ta brengosë çdo qytetar, sepse anashkalimi i demokracisë amerikane si shembull dhe sistemi dypartiak i tyre, si një nga  modelet  më të suksesshëm të dypartizmit  në demokracitë liberale bashkëkohore,në thelbin e vet ngërthen vlerën, mëshirën, lirinë, mirëqenien dhe paqen mes njerëzve. Vallë, a nuk duket se elita politike  tek ne, jo rrallë në veprime ngërthen  standarde, që bien në kundërshtim me parimet amerikane, që e cilësojnë shpirtin e lirë të njeriut pikën kulmore të demokracisë liberale? Në këtë kontekst,vallë, a nuk ishin këto vlera mbi të cilat u ndërtua dhe u realizua sulmi dhe mbrojtja e Kosovës dhe kosovarëve nga ana SHBA-së dhe NATO-s kundër politikës millosheviqiane?  Vallë, ku është ndjeshmëria e klasës politike shqiptare ndaj këtyre vlerave në praktikimin e politikave të demokracisë plurale?

            Në këtë amallgamë,e veçmas katrahurën politike tani në Kosovë, në dy ciklet e fundit të zgjedhjeve vendore në Maqedoni, struganët (shqiptarët) nëpërmjet përpjekjeve për stabilizim dhe konsolidim të rrjedhave demokratike i dhanë një tonalitet tjetër jetës politike ndër ne dhe pluralizmit. Nëse i referohemi dekadës së fundit, apo zhvillimeve zgjedhore të përmendura në Strugë (pjesërisht ato parlamentare), ato duhet të kuptohen edhe si përpjekje për  konsolidim të veprimit politik, të demokratëzimit të shoqërisë shqiptare dhe mirëqenies qytetare. Nëse u referohemi përsëri këtyre zhvillimeve, respektivisht  zgjedhjeve të parafundit dhe të fundit vendore në Strugë(vetorganizimi qytetar), gjithsesi të njëjtat  duhet të kuptohen edhe si një fillimmbrojtje (në mungesë të kujdesit të elitave politike) qytetare dhe kombëtare nga kërcënimi i interesit kombëtar përballë ekstremizmit nacionalist maqedonas dhe abuzimit me pluralizmin politik të klasës politike shqiptare në Maqedoni.

            Zhvillimi i këndshëm politik në këto dy evenimente në Strugë, nuk i kontohet klasës politike për sens etnik, kurse performansa pozitive politike kombëtare sigurisht se   nuk do të efektuohej, sikur kandidatët shqiptarë në  fushatë dhe gjatë votimit për fitore të kreut të Strugës(në të dy ciklet),nuk do të shkonin vetëm me simbole etnike. Qartësisht, në të dy ciklet e fundit të zgjedhjeve vendore, qytetarizmi shqiptar  mbisundoi ambientin zgjedhor dhe fitoi manaxhuesin e komunës.

Gjendja e këtillë me implikime në shpirtin dhe qenien e njeriut,  sheshazi  produktoj  homogjenizim  në rrafshin etnik,  në veprimin intelektual dhe kombëtar në zgjedhjet vendore në Strugë. Çuditërisht, ndër shqiptarët në Maqedoni ky homogjenizim nuk u manifestua në zgjedhjet e fundit parlamentare, përkundrazi edhe u dobësua,pra pikërisht në Strugë. Dukuria u manifestua ashtu që  pos mes tre partive(pluralizmi shumpartiak),ndasia dhe heterogjenizimi u shtri edhe brenda partive(në PDSH) që domosdo goditi interesin  kombëtare. Reaksioni qytetar në dy ciklet e fundit të zgjedhjeve vendore në Strugë lehtësisht dhe  spontaniteti  e faktoi  homogjenizimin shqiptar si interes madhor, por jo edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur u faktua heterogjenizimi dhe segmentarizimi, i cili pragmatikisht edhe i tatimoi shqiptarët e Strugës  me një deputet të humbur.

             Miq të dashur,kjo është edhe mësim nga pësimi, etnocentrizmi dhe konfuzioni për etnogjenezën antike, por edhe koncentrimi apasionues  i pushtetit në një individ produkton pasiguri dhe destabilitet në Maqedoni. Kjo është e pritshme,në veçanti në shoqëritë siç është Maqedonia, me ndarje dhe pabarazi të theksuar në rrafshin etnik. Kjo rrethanë sinjifikuese impenjon nevojën për qartësi në politikë, pastërti morale dhe etike në veprim,për kapacitete dhe resurse pozitive  kombëtare, ku nuk ka vend as për të paditur, as për të dyshimtë… dhe konformist që vallen udhëheqin. Duhet të flaket mësimi I konfrontimit si të pabarabartë me maqedonasit, siç po ndodh edhe pas fillimtranzicioni  e këndej (pos në qeverisjen 1998-2002),,por edhe pas luftës së 2001, që në rrafshin global  nuk dallon  nga skemat e konformizmit tradicional të qeverisjes së Shqiptarëve me sllavët në histori.  Pra, edhe pse shteti është multietnik  në rrafshin juridik, funksionimi nuk është i tillë. E tërë kjo po  përforcon bindjen e pasigurisë në politikat vijuese në Maqedoni,e cila më së miri mund të ilustrohet me idenë se askush nuk mund të fitojë asgjë duke kultivuar ekstremet,siç veprojnë politikanët aktual maqedonas,apo duke u bërë peng i politikës ekstreme, apo duke përfituar nga ajo,politikanët aktual  shqiptare.

Previous Post

Për politikën, ndjenjat dhe iluzionet

Next Post

Pasqyra e shtypit (14 Nëntor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (14 Nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.