• Latest
  • Trending
  • All

Shqipërisë po i ikin mjekët dhe infermierët, qeveria rikthen diktaturën

10/07/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Dhe të tjerat

Shqipërisë po i ikin mjekët dhe infermierët, qeveria rikthen diktaturën

10/07/2023
in Dhe të tjerat

Arbër Zaimi

Shqipëria po ballafaqohet me largimin e mjekëve dhe infermierëve, si vendet e tjera të rajonit, ndoshta pak më shumë

Lajme teNjejta

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

Qeveria po dëshiron që këtë çështje ta zgjidhë duke i detyruar studentët të qëndrojnë pesë vite pas diplomimit në Shqipëri.

Dikush thotë se kjo nuk zgjidhet kështu, zgjidhet duke ndrequr shqetësimet e mjekëve të rinj: sistem më të mirë shëndetësor, me pajisje e teknologji që lejojnë përparimin shkencor e profesional; të ardhura e përfitime të tjera që rrisin statusin shoqëror të mjekëve, etj. Por zgjidhja e këtyre problemeve, edhe sikur të ishte dikush vërtet duke u marrë me to, kërkon kohë, sakrifica e shumëçka tjetër.

Natyrisht, diku tjetër, fjala vjen në Gjermani, është më lehtë e më mirë. Diku tjetër, fjala vjen në Shqipëri, që të bëhet aq mirë duhet përpjekje e madhe, gati betejë. Ndoshta nuk mjafton një jetë.

Por njeriu një jetë ka, mund të thotë dikush. Pse ta çojë atë të shkretë dëm, aty ku shumë jetë kanë shkuar pa mundur ta ndreqin? A s’ishte lordi Kejns që përkujtonte me ironi defektin kryesor të politikave afatgjata duke thënë se “në afatgjatë të gjithë do kemi vdekur”.

Pastaj, mund të thotë dikush tjetër, pse duhet të qëndrojnë mjekët këtu? Për atdheun? Po atdheu i është dhënë oligarkëve, ata e kanë zaptuar plazhin e bjeshkën, ata kanë betonizuar fushat e parqet e sheshet me kulla të larta. Ata pajtojnë kriminelë për të larë hesape, ata të rrahin edhe vetë po u ankove për guroret e tyre. Ata përfitojnë nga paratë e taksave, me tenderë rrugësh, spitalesh, shkollash, ku 20% shkon në xhep të ndonjë klike politike-administrative, e 30% në xhep të vetë oligarkëve…

Apo të qëndrojnë për popullin? Po popullit vazhdimisht po i tregohet dera, që të ikë, të lëshojë vendin për turistët – objekti kryesor i dëshirave të qeverisë tiranase. Fëmijëve të popullit po u jepet një arsim publik apo privat që pretendimin kryesor e ka se “kush shkon jashtë është i suksesshëm”. Popullit fëmijë vazhdimisht e ashpërsisht i tregohet se nuk duhet të merret me probleme kolektive, nuk duhet të solidarizohet me hallet e tjetrit, po secili të shohë punët e veta. Vetë shembujt e suksesit, që si zakonisht te ne i servir media, janë shembuj njerëzish që shohin strikt punët e veta, edhe pse ndonjëherë e paraqesin veten si njerëz “publikë”. Politikanë, intelektualë, studiues, artistë e sportistë që shohin vetëm punët e veta. Si biznesmenët. Vetëm mjekëve po u kërkohet të shohin dhe punët e të tjerëve e të solidarizohen me ta? – mund të pyesë ndonjëri.

Kemi 32 vite që modeli politik e ekonomik (por edhe kulturor e moral) që imponohet është ai i pragmatizmit shpesh ekstrem, dmth. edhe oportunizmit. Ky model nuk lë vend për dashurinë. Të flasësh për nevojën që të ketë më shumë dashuri në politikë (po edhe në ekonomi), të marrin për naiv në mos po të rrjedhur. E pra, pa dashuri për vendin, për popullin, për qytetin, për njëri-tjetrin, pse do qëndrojnë mjekët këtu?

Benedikt Andersoni i famshëm për librin e tij “Komunitete imagjinare” (koncept që keqtrajtohet nga turlisoj “dekonstruktivisti” postmodern), tregon se si funksionojnë kombet, këto “komunitete imagjinare” ku pjesëtarët shpesh nuk njihen personalisht me njëri-tjetrin e nuk kanë përvoja materiale të përbashkëta. Thelbi, sipas Andersonit, është pikërisht një farë dashurie politike për vendin e bashkëkombasin, andaj diku i quan kombet edhe “komunitete dashurie”.

Shqiptarëve, të cilëve u mohohet mundësia e dashurisë politike qysh në shkolla fillore, e më pas u përforcohet nga media, politika e biznesi, kombi po u reduktohet në identitarizëm. Për pasojë kemi raste njerëzish që mund të jenë komplet çnjerëzorë ndaj bashkëkombasve të tyre apo ndaj natyrës e pasurive të përbashkëta, por që në të njëjtën kohë mbajnë tatuazhe me shqiponja e Skënderbe dhe janë dukshëm krenarë për etninë e vet. Kësisoj një identitet kolektiv, po t’ia heqësh dashurinë e solidaritetin, degjeneron në një identitet individual.

Këto procese duhet të zmbrapsen. Në politikë e në shoqëri duhet bërë vend për dashurinë. Kjo duhet të fillojë prej atyre që japin shembuj: shkollës, medias, politikës, biznesit. Nëse të gjithë ata japin shembuj cingunërie cinike, arrogance, egocentrizmi e hedonizmi siç kanë bërë deri më sot, atëherë ikja do të vazhdojë. Nëse ata nisin të japin shembuj dashurie, dhe dashuria gjithnjë do të thotë pak vetësakrifikim e vetëkufizim, gjërat do të ndryshojnë.

Post Views: 82
Previous Post

Rikthehen kalimet në La Mansh/ Në një ditë zbarkojnë 13 gomone me 686 emigrantë

Next Post

I amputohet këmba një ushtari hungarez të KFOR-it që u plagos nga serbët në Zveçan

Related Posts

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. sambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit...

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku...

Next Post

I amputohet këmba një ushtari hungarez të KFOR-it që u plagos nga serbët në Zveçan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.