• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria, vendi që çon dhe pret refugjatë

05/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqipëria, vendi që çon dhe pret refugjatë

05/03/2016
in Lajme

Tirana zyrtare është e vogël për lojën e madhe të refugjatëve, por me gjasë do luante pjesën e saj nëse ndihmohej. Gara diplomatike mes Greqisë që do të donte një hapje kufijsh, dhe Italisë që është e gatshme të na ndihmojë me policë shtesë për të ruajtur kufijtë. Frika e ringjalljes së skafizmit dhe prova e kapaciteteve që nuk dihet a ekzistojnë

Nga Vladimir Karaj

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shqipëria është një vend që prodhon refugjatë. Deri dje ne ishim në përpjekje për të ndaluar rrjedhjen e të pashpresëve drejt Gjermanisë duke vënë në rrezik dhe lëvizjen e lirë, ndërsa sot mund të kthehet në një vend pritës. Të bllokuar mes Maqedonisë dhe Greqisë, refugjatë nga Siria dhe vende të tjera mund të ndryshojnë rrugë për të provuar kalimin nga Shqipëria dhe vendi është tashmë në dilemë se si duhet të sillet. Shqipëria, një vend refugjatësh, nuk mund të refuzojë të ndihmojë të ngjashmit, por në anën tjetër ai është vendi më pak i përshtatshëm për të kërkuar strehim, ndërsa kapërcimi prej këtej në Perëndim vjen me frikën e rigjallërimit të trafikut ilegal me skafe, probleme të thella të brendshme dhe mungesë kapacitetesh për të përballuar flukse të kësaj natyre. Përballë kësaj, sidoqoftë qeveria nuk do e refuzonte të jepte një dorë në krizë nëse do të mund të merrte për këtë edhe ndihmë financiare apo infrastrukturore.

Kryeministri Edi Rama është përpjekur ta bëjë të qartë këtë, duke thënë se Shqipëria nuk do u shmanget përgjegjësive, por se këtë do ta bënte vetëm brenda një plani europian. Tirana zyrtare duket gati të ndihmojë në krizën botërore, por vetëm nëse ajo do të ndihmohej për ta përballuar një situatë të tillë. “Shqipëria është një vend i vogël, por asnjëherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vetë me partnerët tanë. Jemi besnikë të vlerave dhe parimeve të Europës, por ne nuk do të hapim kufijtë, por nuk do të ngremë as mure. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë brenda një plani europian”, tha kryeministri gjatë një takimi me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Ferderica Mogherini.

Kryeministri duke u përpjekur të mos jetë as ftues as ndalues vuri në dukje se sfida ishte europiane, duke përmendur edhe Greqinë dhe Italinë si dy vendet direkt të interesuar për qëndrimin e Shqipërisë në këtë rast. Ndërsa në Athinë shtypi dhe me gjasë politika do donin një Shqipëri që të hapte kufijtë, për të zbutur sadopak problemin që kanë atje, Roma zyrtare është në alarm dhe gati të sjellë policë në kufijtë shqiptarë për të mos lejuar që kjo të ndodhi duke iu trembur dyndje të re në brigjet e saj. E ndërsa në Europë loja prej muajsh është me të ngecur, zinxhiri njerëzor që ikën prej luftës në Siri e gjetkë ndodhet i ngecur mes muresh, viktimë e të ftohtit, dhunës dhe trafikantëve. Shqipëria ka mbetur jashtë autostradës që thithi deri tani refugjatët, më së shumti sepse prej saj mungojnë lidhjet efikase të transportit drejt Perëndimit, por ndërkohë korridori i ndjekur deri tani është bllokuar. Ka mure masive në Bullgari, ka mure policore në Maqedoni, ka një det që merr jetë mes Turqisë dhe Greqisë, mure në Hungari dhe bllokime kufijsh në Austri e Gjermani. Në gjithë këtë lojë Shqipëria duket si një opsion i hapur, por nga ana tjetër edhe një formë kurthi për refugjatët që më pas do duhej të gjenin rrugë për në anije për t’u larguar dhe kjo nuk është e lehtë për shumicën e atyre që vijnë prej një ferri gomonesh.

Por ndërsa kriza në vendet fqinje thellohet dhe fluksi i refugjatëve rritet, Shqipëria do jetë një zgjedhje e detyruar. Kjo është e qartë edhe pse qeveria shqiptare ka spostuar forca policore në kufi, edhe pse janë prej kohësh gati qendra pritjeje apo edhe pse qeveria vetë është kapur mes dëshirës për të mos i hapur vetes punë dhe përpjekjes për të mos marrë imazhin e një vendi refugjatësh që refuzon të ndihmojë refugjatët. Kjo është e lexueshme edhe në deklaratën e Ramës: “Kufijtë s’i hapim, por mure nuk ngremë”. Po ashtu, më herët edhe në atë të Klajda Gjoshës, që ndërsa theksonte se nuk do të ndërtonim mure për ata që “kërkojnë të hyjnë në vendin tonë”, fliste sërish për një regjistrim të mirë në kufi dhe “për arsye sigurie të vendit”. Sigurisht Shqipëria nuk mund të bëjë shpallje kufijsh të hapur. Të fundit që e provuan këtë ishin Gjermanët dhe vendi shpejt u përfshi në kaos, ndërsa pas brohoritjeve të fillimit, Angela Merkel gati u izolua politikisht për shkak të qëndrimit të saj. Pjesa më e madhe e Europës ndërkohë ka zgjedhur qëndrime radikalisht të ashpra. Parti të ekstremit të djathtë kanë bërë përpara në elektorat, në Hungari, Poloni e vende të tjera pikërisht duke përdorur retorikë kundër refugjatëve.

Shqipëria mund të mos jetë në këto raste ose mund të mos ketë të njëjtin problem, por me gjasë askush nuk mund të parashikojë se si do të reagohej nëse dyndja do të kishte përmasa të mëdha.

Paniku i Italisë duket me këtë rast i justifikuar. Vendi fqinj e pret që refugjatët do të kërkonin një rrugëdalje prej Shqipërisë që maksimumi mund të ofrojë çadra dhe vend qëndrimi për një farë kohe. Kjo është me gjasë arsyeja pse ministri i Brendshëm italian priti me urgjencë Sajmir Tahirin dhe ndër të tjera i premtoi edhe policë për të mbajtur të shtrënguar kufirin. Italia ka shtuar prezencën ushtarake në portet e Brindizit dhe Barit, përballë brigjeve shqiptare. “Nuk ka vend për asnjë lloj alarmi. Jemi të përgatitur dhe po koordinojmë ngushtësisht me partnerët. Shqetësimet për potencialin që të rikthehen rrugët kriminale të trafikut njerëzor, janë zero. Ne nuk do ta lejojmë këtë në asnjë mënyrë”, deklaroi Tahiri para se të shkonte në Romë, por garancitë nuk mjaftojnë. Mediat italiane flasin prej disa ditësh për mundësinë e mbërritjes në këtë vend të 150 mijë refugjatëve të luftës. Sipas tyre, parashikohet që bllokimi i kufirit maqedonas, të ndryshojë rrugën nëpërmjet Shqipërisë e më tej me anije në brigjet puljeze. Rezultatet e takimit tregojnë qartë për çfarë është folur. Italia do asistojë me mjete dhe ekspertë sigurie në kufirin tokësor të Shqipërisë me Greqinë e Maqedoninë, ndërsa do të rikthehen patrullimet e përbashkëta në det përmes operacionit “Triton”. Në një intervistë telefonike dhënë për Top Channel, menjëherë pas kësaj marrëveshjeje Tahiri tha se kishte qenë kërkesë e Shqipërisë që të asistohet nga policia italiane fillimisht me infrastrukturë, për të pasur një kontroll më të mirë në kufi. Ministri i Brendshëm nuk i përmend refugjatët por sqaron se gjithçka bëhet për të parandaluar terrorizmin dhe krimin e organizuar. “E theksoj se kjo nuk ka të bëjë detyrimisht me emigrantët, por ka të bëjë së pari me sigurinë, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe një ndër aspektet kryesore të riskut në këtë aspekt është pikërisht fluksi i emigrantëve. Ne do të vazhdojmë me përmirësimin e kapaciteteve të policisë për të pasur nën kontroll të plotë kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë dhe nëse do të kemi një fluks emigrantësh do të marrim masa të mëtejshme. Por kjo mbetet për t’u parë sepse nuk mund të vendoset që tani”, nënvizoi Tahiri.

Por ndërkohë në takim është diskutuar edhe për një mbështetje nga pala italiane për ngritjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit të emigrantëve në territorin shqiptar, nëse do të ketë një krizë humanitare. Shqipëria me gjasë, siç edhe ka bërë deri tani, nuk do i shmangej një thirrjeje për të ndihmuar në këtë situatë, nëse ajo vetë do të ndihmohej për ta kapërcyer atë. Vendi edhe më herët ka pranuar, për hir të gjeostrategjisë apo bindjes ndaj Perëndimit, pa hasur pengesa politike të brendshme dhe duke bërë ‘armiq” të jashtëm. Kështu vendi u ka dhënë strehim ujgurëve apo edhe muxhahedinëve iranianë, duke u futur në kurse politike jo të favorshme me Kinën dhe Iranin. Por në rastin konkret, Shqipërisë i duhet të zgjedhë mes vendeve me të cilat marrëdhëniet janë shumë më direkte dhe të komplikuara. Nëse për Greqinë, Shqipëria do të shërbente si një valvul për të shfryrë tensionin e krizës së refugjatëve atje, Italia nga ana e saj do e shikonte këtë si një lëvizje jo fort të pëlqyeshme.

Nga ana tjetër loja është shumë më e madhe. Vendet që kanë pranuar refugjatë kanë marrë ndërkohë miliona euro në ndihma, por Bashkimi Europian nuk është aq i unifikuar as në këtë drejtim. Vendet e BE-së nuk kanë qenë në gjendje të pranojnë dhe as të ndajnë peshën e refugjatëve dhe prej dy vjetësh kjo është bërë një prej konflikteve më të ashpra brenda unionit, i cili gati po shkon drejt prishjes së Shengenit, ndërsa e gjithë kjo shoqërohet me një krizë ekonomike në vijim dhe me presionin e vazhdueshëm për shkëputjen e Britanisë prej bashkimit. mapo

Post Views: 51
Previous Post

Masakra e Prekazit, si e përshkruante “The Sunday Times”

Next Post

Kërcënohet me jetë deputeti Ben Blushi (video)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kërcënohet me jetë deputeti Ben Blushi (video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.