Përfaqësuesit e Shqipërisë erdhen në shtëpi me 7 medalje nga Kupa Mesdhetare e Peshëngritjes.
Në San Marino është mbajtur Kupa Mesdhetare e Peshëngritjes, ku përfaqësuesi i Shqipërisë, Erkand Qerimaj triumfoj në këtë garë duke fituar tri medalje të arta.
Garimi i tij ishte në stilin e shtytjes, shkëputjes dhe në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, ai ngriti 156 kg ndërsa në shtytje 190 kg duke e mbyllur dygarëshin në total me 346 kg.
Këto gara do të janë kualifikuese për Lojërat Olimpike të Tokios 2020.
Po ashtu vlenë të theksohet se pjesë e Kombëtares Shqiptare në Kupën Mesdhetare të Peshëngritjes ishin edhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptarë, Daniel Godelli dhe Briken Calja.
Godelli mori dy medalje të bronzta, ndërsa Calja një argjendi dhe një bronz.
Albinfo.ch



















