• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria, promovuese e të drejtave të njeriut

22/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëria, promovuese e të drejtave të njeriut

22/10/2014
in Aktualitet, Opinion

Vatrat e nxehta të konflikteve që kanë kapluar botën si Ukraina, Siria, Libia, Lindja e Mesme me luftën kundër ISIS, janë dëshmi të pakundërshtueshme të rëndësisë parësore të të drejtave të njeriut në ditët e sotme. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE-së mbështet fuqimisht respektimin e të drejtave të njeriut dhe universalitetin e tyre. Bazuar në këto arritje, si dhe pas një fushate intensive diplomatike, më 21 tetor 2014, Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, në zgjedhjet që u mbajtën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është para së gjithash përgjegjësi para 193 vendeve anëtare të OKB-së, për besimin që na dhanë për të shërbyer në këtë organ të rëndësishëm, si dhe një shtysë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë. Në sistemin e Kombeve të Bashkuara, të drejtat e njeriut, së bashku me garantimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, përbëjnë tri shtylla thelbësore, të ndërlidhura dhe përforcuese të njëra-tjetrës. Përpjekja e parë e komunitetit ndërkombëtar në drejtim të mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut mori jetë me krijimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në 1946. Por, në kontekstin e një bote gjithnjë e më shumë globale, u ndje nevoja për krijimin e një organi më me kredibilitet dhe aftësi për të vepruar. Për rrjedhojë, në qershor 2006, u krijua Këshilli për të Drejtat e Njeriut me një anëtarësi më të kufizuar (47 vende), i hapur vetëm për vendet me standarde të larta për të drejtat e njeriut. Që nga ajo kohë, Këshilli u shndërrua në një organ kyç të Kombeve të Bashkuara për adresimin e çështjeve të të drejtave të njeriut. Shqipëria, që për gjysmëshekulli përjetoi një nga regjimet më të egra nga pikëpamja e dhunimit të të drejtave të njeriut, dhe njëkohësisht një tranzicion sfilitës drejt shtetndërtimit demokratik, e njeh dhe çmon rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të njeriut. Përvoja jonë e hidhur, na motivon që sot, në mënyrë të pakushtëzuar, të mbështesim çdo iniciativë dhe çdo vend, që përkrah dhe punon për avancimin e përmirësimin e të drejtave të njeriut. Vendi ynë tashmë ka grumbulluar një përvojë veçanërisht të pasur në drejtim të nxitjes së paqes dhe sigurisë rajonale, të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit ekonomik, në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm. Falë pozitës gjeografike, trashëgimisë së pasur kulturore dhe shpirtit tolerant, Shqipëria është kthyer në një vend model dhe promotor të dialogut, respektit dhe vëllazërisë fetare. Vizita e para pak ditëve në Tiranë e Papa Françeskut, dhe mesazhet e përcjella prej tij e përforcuan këtë avantazh krahasues të Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit. Jam besimplotë se anëtarësimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër që Shqipëria të demonstrojë kapacitetet dhe të përmirësojë shkallën e zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në drejtim të mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Ky anëtarësim është gjithashtu shprehje e arritjeve tona në fushën e lirisë dhe demokracisë që thuajse një çerekshekulli më parë, dukeshin të parealizueshme. Kjo na shton frymëzimin për të vijuar të palëkundur rrugën tonë euroatlantike për ndërtimin e një shoqërie demokratike, si e vetmja alternativë për Shqipërinë dhe rajonin.

Ditmir Bushati*

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

*Ministër i Punëve të Jashtme

Previous Post

Hashim Thaçi për president?

Next Post

Mediat në Serbi: Pse serbët vdesin në Hagë?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mediat në Serbi: Pse serbët vdesin në Hagë?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.