Më shumë se 2000 ekspozues nga 20 vende dhe 360 regjione marrin pjesë. Vend partner është Shqipëria deri tash më shumë e nënvlerësuar, e cila po zgjohet duke u bërë vend interesant turistik. Në shenjë të këtij partneriteti, një ditë para hapjes zyrtare të panairit, në konferencën për media, u prezantua një grup folklorik shqiptar.
Në shtatë salla prezantohet dega e automjeteve karavan dhe kamping me 850 automjete në mesin e të cilave 100 risi.
Vitin e kaluar u tregua se sa kanë ndryshuar shprehitë e turistëve. Ata parapëlqejnë caqe më të sigurta. Po ashtu ka rënë numri i turistëve që frekuentojnë plazhet ndërkohë që është rritur numri i vizitorëve të qyteteve. Ndërsa dega e turizmit flet për një kthim të sërishëm në turizmin e gjelbër.






















